Middle East News: Pezeshkian do të vizitojë Egjiptin
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i165766-middle_east_news_pezeshkian_do_të_vizitojë_egjiptin
Faqja e internetit e lajmeve të Middle East raportoi se presidenti iranian Masoud Pezeshkian do të vizitojë së shpejti Egjiptin.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Dhjetor 14, 2024 19:57 Europe/Tirane
  • Middle East News: Pezeshkian do të vizitojë Egjiptin

Faqja e internetit e lajmeve të Middle East raportoi se presidenti iranian Masoud Pezeshkian do të vizitojë së shpejti Egjiptin.

Faqja e internetit Middle East News, duke cituar burimet e saj, njoftoi se presidenti Pezeshkian këtë javë do të shkojë në Kajro për të marrë pjesë në takimin e Grupit të Tetë vendeve në zhvillim (D-8). Këto burime bënë të ditur se Pezeshkian në margjinat e këtij takimi do të ketë takime dypalëshe me zyrtarët e pranishëm në takim. Grupi D-8  i përbërë nga vende të rëndësishme islame në zhvillim kanë kapacitete shumë të mira dhe efektive për të ndikuar në procesin e zhvillimeve rajonale dhe madje globale dhe mund të jetë një forcë lëvizëse për organizatat e tjera në rajon duke luajtur një rol aktiv dhe inkurajues për vende të tjera të mëdha islame që janë anëtarë të organizatave të tjera ndërkombëtare. Grupi D-8 u krijua në vitin 1997 me anëtarësimin e tetë vendeve islamike në zhvillim, duke përfshirë Iranin, Turqinë, Pakistanin, Bangladeshin, Malajzinë, Indonezinë, Egjiptin dhe Nigerinë. Grupi D-8, i cili përbëhet nga vende të rëndësishme islame në zhvillim, në përgjithësi, përmbledh 1.2 miliardë njerëz të popullsisë së botës, me një GDP prej 4.8 trilion dollarë dhe 4.5% të prodhimit të brendshëm bruto botëror. D-8 ka kapacitetin të ketë një rol të madh në përpjekjet diplomatike të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik, Ligës Arabe dhe Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait sidomos në çështjen e Gazës.