Pezeshkian udhëton sot për në Egjipt
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i165886-pezeshkian_udhëton_sot_për_në_egjipt
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit udhëton sot, të mërkurën, për në Egjipt, për të marrë pjesë në Samitin e 11-të të liderëve të Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik të Tetë Vendeve Islamike në Zhvillim të njohur si D-8.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Dhjetor 18, 2024 09:57 Europe/Tirane
  • Pezeshkian udhëton sot për në Egjipt

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit udhëton sot, të mërkurën, për në Egjipt, për të marrë pjesë në Samitin e 11-të të liderëve të Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik të Tetë Vendeve Islamike në Zhvillim të njohur si D-8.

Sipas agjencisë iraniane të lajmeve IRNA, Presidenti i Republikës Islamike të Iranit gjatë këtij udhëtimi, përveç pjesëmarrjes në takimin e 11-të të krerëve të Tetë Vendeve Islamike në Zhvillim (D-8), ai do të flasë në takime të veçanta me disa nga krerët pjesëmarrës në këtë takim për marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet me interes të përbashkët.

Në margjinat e Samitit të D-8, në Kajro do të mbahet edhe një takim për Gazën, Sirinë dhe Libanin me praninë e Presidentit të Republikës Islamike të Iranit dhe krerëve të tjerë të vendeve pjesëmarrëse.

Samiti i 11-të i krerëve të Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik të Tetë Vendeve Islamike në Zhvillim, të njohura si D-8, përfshirë Iranin, Turqinë, Egjiptin, Pakistanin, Indonezinë, Nigerinë, Malajzinë dhe Bangladeshin, do të mbahet nesër, të enjten, me praninë e presidentëve të këtyre tetë shteteve.