Mesazhi në gjuhën arabe i ministrit Araghchi për popullin e Egjiptit
(last modified Sat, 21 Dec 2024 08:41:27 GMT )
Dhjetor 21, 2024 09:41 Europe/Tirane
  • Mesazhi në gjuhën arabe i ministrit Araghchi për popullin e Egjiptit

Lidhur me vizitën e disa vendeve historike dhe fetare në Kajro, ministri i Punëve të Jashtme të Iranit shkroi: "Irani dhe Egjipti kanë një identitet të përbashkët kulturor dhe biseda me popullin egjiptian ka qenë gjithmonë një kujtim i këndshëm për mua."

Sipas agjencisë iraniane të lajmeve IRNA, në postimin e bërë në arabisht në rrjetin social X (ish-Twitter) të ministrit të Punëve të Jashtmetë Iranit, Sejed Abbas Araghchi, në lidhje me vizitën e tij në disa vende historiko-fetare në Kajro, thuhet:

"Irani dhe Egjipti kanë një identitet dhe kulturë të përbashkët, e cila është e rrënjosur thellë në histori dhe është forcuar me ardhjen e Profetit të Mëshirës, Profetit Muhamed (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe Familjen e tij!).

Ajo që e zvogëlon distancën gjeografike dhe i bashkon njerëzit është dashuria për Familjen e Profetit dhe ky është faktori që ka bashkuar dy popujt, Iranin dhe Egjiptin.

Të enjten në mëngjes pata rastin të vizitoj disa vende fetare dhe historike në Kajro, Xhaminë 'Ras al-Husein', Xhaminë 'Sejide Zejneb', Xhaminë 'Sejide Nafise' dhe Xhaminë 'Muhamed Ali Pasha'.

Varret e Muhamed Ali Pashës dhe djalit të tij, Ibrahim Pashës, janë zbukuruar me vargje në gjuhën perse nga një kaligraf iranian (Sanglakh) dhe datojnë që nga viti 1262 hixhri hënor. Historia nuk do ta harrojë rolin e Muhamed Ali Pashës në krijimin e shtetit modern kombëtar në Egjipt.

E pranoj sinqerisht se bisedat me popullin egjiptian kanë lënë gjithmonë kujtime të bukura tek unë."