Sardar Salami: Ne mbështesim me të gjithë forcën frontin e rezistencës
-
Sardar Salami: Ne mbështesim me të gjithë forcën frontin e rezistencës
ParsToday - Komandanti i përgjithshëm i Korpusit të Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit duke theksuar se asnjë fuqi në botë nuk mund të ngadhënjejë fuqinë e Gardës Revolucionare në tokë, det dhe ajër, deklaroi: "Fuqia e Republikës Islamike të Iranit është përtej kufijve".
Gjeneralmajor Hossein Salami, komandanti i Korpusit të Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit, e konsideroi lidhjen e Korpusit të Gardës së Revolucionit Islamik me fuqinë hyjnore si komponentin kryesor të aftësisë dhe pathyeshmërisë së Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike dhe shtoi: "Fuqia jonë është përtej kufijve të Iranit dhe të gjithë armiqtë tanë duhet të rregullojnë llogaritjet e tyre bazuar në këtë fuqi të madhe, sepse gabimi i tyre i parë mund të jetë gabimi i tyre i fundit".
Sipas ParsToday, gjeneral Salami të hënën në ceremoninë e përmbylljes së mbledhjes së dytë të përgjithshme për namazin në kuadër të IRGC, deklaroi: "Populli i Iranit duhet t'i dijë mënyrat dhe metodat e ndërlikuara të armiqve, sepse armiqtë duan të vënë barrën e zhvillimeve mbi supet e popullit iranian dhe të thonë "Irani i ka humbur krahët e tij rajonalë"".
Duke theksuar se Palestina është ende gjallë, ai tha: "Shpirtërisht dhe politikisht ne mbështesim me të gjithë forcën frontin e rezistencës, por ata furnizohen me armë si ne dhe i bëjnë vetë armët".
Sardar Salami kujtoi: "Armiku sionist mendon se ka pasur sukses duke vrarë gra, fëmijë dhe njerëz të paarmatosur në Rripin e Gazës, por realiteti është se sionistët sot jetojnë në ankth më të madhe se në të kaluarën, janë të përflakur dhe në rrugë pa krye dhe nuk kanë një vizion të qartë për të ardhmen".
Komandanti i Përgjithshëm i Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike me këtë rast foli edhe zhvillimet në Siri dhe tha: "Fakti që armiku sionist po pushton një pjesë të territorit të Sirisë së pambrojtur dhe të paarmatosur, a zgjidh ndonjë problem të tyre? Me këtë veprim ata lirojnë duart e myslimanëve dhe hapin një terren tjetër lufte për luftëtarët besnikë. Sionistët a mund të kenë një jetë të qetë përball këtij zemërimi të shenjtë dhe përball kësaj dëshira të pashuar për luftë në Frontin e Rezistencës? Ata a mund të kenë jetë të qetë në shtëpinë e uzurpuar?".
Në fund ai theksoi rëndësinë e faljes së namazit në shoqëri dhe shtoi: "Nëse duam të tregojmë efektin e namazit në terren, mjafton të shikojmë skenën në Rripin e Gazës ku fëmijët palestinezë flasin me vargje hyjnore. Fëmijët e Hezbollahut krijuan fitore nga brendësia e atij zjarri në ato kushte të vështira dhe e mposhtën Izraelin dhe u bënë të fuqishëm".