Presidenti i Iranit u uron Vitin e Ri kombeve të krishtera
Dhjetor 30, 2024 19:58 Europe/Tirane
Presidenti iranian Masoud Pezeshkian ka uruar liderët dhe popujt e vendeve të krishtera me rastin e festave të Krishtlindjeve dhe Vitin e Ri.
Në mesazhin e tij të hënën , Pezeshkian theksoi vlerat e mishëruara në mësimet e hazretit Isa (a.s), të cilin e cilësoi si profetin e dritës dhe mëshirës.
Ai theksoi se kremtimi i përvjetorit të lindjes së hazretit Isa (a.s) shërben si një kujtesë e paqes dhe etikës në shoqëritë njerëzore.
Presidenti iranian shprehu dëshirën e tij që në Vitin e Ri bota të jetë dëshmitare e çrrënjosjes së shtypjes, dhunës, luftës dhe gjenocidit.
Tags