Kremtohet përvjetori i pestë i martirizimit të gjenerallejtënantit Kasem Soleimani
Sot, të enjten, më 3 janar 2025, është përvjetori i pestë i martirizimit të gjenerallejtënant Kasem Soleimani, ish-komandantit të Forcave Kuds të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike.
Sipas rrjetit të lajmeve Sahab, gjenerallejtënant Kasem Solejmani, komandant i "Forcave Kuds" të Korpusit të Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit, më 3 janar 2020, ndërsa udhëtoi për në Irak me ftesë zyrtare të autoriteteve irakiane, u vra në sulmin ajror të forcave agresore amerikane dhe terroriste pranë aeroportit të Bagdadit, së bashku me zv/shefin e Organizatës së Mobilizimit Popullor të Irakut "Al-Hashd al-Shaabi", Abu Mahdi Al-Muhandis, si dhe 8 nga shoqëruesit e tyre.
Sot, të enjten, në mbarë Iranin Islamik do të mbahen ceremoni të ndryshme me rastin e martirizimit të gjenerallejtënantit Soleimani, me praninë e zyrtarëve të ndryshëm ushtarakë dhe politikë të vendit.
Në disa rajone të ndryshme të botës, veçanërisht në rajonin e Azisë Perëndimore, me rastin e përvjetorit të martirizimit të gjenerallejtënantit Soleimani, mbahen ceremoni për vlerësimin e përpjekjeve të këtij gjenerali të lartë në luftën kundër terroristëve.
Këtë vit, idetë e shkollës mendimore të dëshmorit Haxh Kasem Soleimani janë mirëpritur gjerësisht nga populli i Iranit dhe popujt e vendeve të tjera.