Pezeshkian: Ne do ta vazhdojmë me krenari rrugën e dëshmor Sulejmanit
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit, e përshkroi dëshmor Sulejmanin si një model të përjetshëm për popullin iranian dhe tha: "Sot, vazhdimi i rrugës së dëshmor Sulejmanit brenda vendit është krijimi i unitetit, krijimi i modeleve frymëzuese për rajonin dhe botën."
Sipas raportit të IRNA-s, Masoud Pezeshkian, mbrëmjen e së enjtes, në ceremoninë e përvjetorit të pestë të martirizimit të komandantit të lartë Dëshmor Haxh Kasem Sulejmani, e mbajtur në Teheran me pjesëmarrjen e masave të ndryshme të popullit dhe figurave ushtarake dhe shtetërore, tha: "Sot, vazhdimi i rrugës së dëshmor Sulejmanit brenda vendit është krijimi i unitetit, krijimi i modeleve frymëzuese për rajonin dhe botën. Këto modele mund të realizohen vetëm me veprime dhe sjellje, nuk mund të krijohen modele me slogane."Presidenti theksoi: "Armiku po përpiqet të krijojë ndasi mes nesh dhe të zbatojë planet e tij të liga; ne mund të ndërtojmë një Iran që është i avancuar në industri, shkencë, ekonomi dhe teknologji, sipas vizionit të përcaktuar nga udhëheqësi i revolucionit."Pezeshkian, duke përshkruar dëshmor Sulejmanin, shprehu: "Ai ishte një njeri që gjithmonë ishte i pranishëm për të mbrojtur të pafajshmit, kudo që ishte nevoja, në Irak, Siri, Liban, Afganistan dhe kudo që kishte nevojë. Ai nuk njihte as ditë dhe as natë, pa marrë parasysh se cili ishte besimi i të tjerëve. Ai luftonte për mbrojtjen e të pafajshmëve."Ai shtoi: "Dëshmor Sulejmani kërkonte realizimin e unitetit islamik." Pezeshkian gjithashtu theksoi: "Sot, armiku është duke u përpjekur të krijojë ndasi në këtë vend, dhe disa kundërrevolucionarë po mundohen të përhapin ndasi dhe të sjellin probleme për vendin, dhe më pas armiqtë do të zbatojnë planet e tyre të tjera."Presidenti tha: "Duhet të përpiqemi dhe të mos lejojmë që planet e tyre të liga të realizohen në këtë vend, dhe kjo do të jetë e mundur vetëm me ndihmën e të gjithë iranianëve të nderuar."Pezeshkian theksoi: "Ne do të qëndrojmë të fortë për të drejtat tona, do të vazhdojmë në këtë rrugë dhe me forcë do ta fshijmë fytyrën e armikut në baltë."Shtabi i lartë i ushtrisë së pushtuesit amerikan e vrau komandantin e njohur të Forcës Kuds të Gardës Revolucionare të Iranit, dëshmor Kasem Sulejmanin, më 3 janar 2020, kur ai ishte në një vizitë të ftuar nga autoritetet irakiane dhe po shkonte në Bagdad, duke u vrarë në një sulm ajror nga ushtria amerikane pranë aeroportit të Bagdadit, së bashku me Abu Mahdi al-Muhandis, nënkryetarin e Forcave Popullore të Irakut (Al-Hashd Al-Shaabi) dhe 8 shokë të tjerë.