Urime për ditëlindjen Imamit të nëntë të shiitëve të botës
Sot (e shtunë), më 10 Rexheb 1446 hixhri hënor, që korrespondon me 11 janar 2025, është përvjetori i lindjes së bekuar të Imam Muhamed Takiut (a.s.), Imamit të nëntë të shiitëve të botës.
Imam Muhamed Taki (a.s.) u lind më 10 Rexheb të vitit 195 hixhri në qytetin e Medinës dhe pas martirizimit të babait të tij të nderuar, Imam Rizait (a.s.), Imamit të tetë të shiitëve të botës, mori përgjegjësinë e udhëheqjes së myslimanëve.
Titulli i bekuar i Imam Muhamed Takiut (a.s.) është "Xhevad el-Aimmah".
Imam Rizai (a.s.), për pozitën e djalit të tij, Imam Xhevadit (a.s.), ka thënë: "Unë kam një djalë që ashtu si Musai (a.s.) i çan detet e diturisë."
Imam Xhevadi (a.s.) e arriti pozitën e Imamatit në moshën tetëvjeçare dhe Imamati i tij zgjati shtatëmbëdhjetë vjet. Kjo do të thotë se ai e kaloi periudhën e Imamatit nga fëmijëria deri në rini.
Gjatë Imamatit të Imam Xhevadit (a.s.), ishin zhvilluar sekte të ndryshme islame dhe joislame. Po ashtu edhe shkencat dhe teknikat e popujve të tjerë kishin marrë një vëmendje të veçantë, kështu që Imami i nëntë i shiitëve të botës hyri në debate shkencore dhe fetare dhe debatoi me kundërshtarë nga fetë e ndryshme, duke e ruajtur imamatin me një kapital hyjnor.
Populli i përzotshëm i Iranit islamik e feston përvjetorin e lindjes së Imamit Muhamed Taki (a.s.) duke marrë pjesë në vendet e shenjta, veçanërisht në Faltoren e Shenjtë të Imam Rizait (a.s.), babait të Imamit të nëntë të shiitëve të botës.