Pezeshkian: Irani kurrë nuk ka patur ndonjë plan për të vrarë ndokënd
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i166836-pezeshkian_irani_kurrë_nuk_ka_patur_ndonjë_plan_për_të_vrarë_ndokënd
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit, mbrëmë, në një intervistë për rrjetin televiziv amerikan NBC, theksoi se Irani nuk ka patur plan për të vrarë askënd dhe se "ne nuk kemi tentuar të vrasim Donald Trumpin dhe nuk do ta bëjmë kurrë një gjë të tillë".
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 15, 2025 06:44 Europe/Tirane
  • Pezeshkian: Irani kurrë nuk ka patur ndonjë plan për të vrarë ndokënd

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit, mbrëmë, në një intervistë për rrjetin televiziv amerikan NBC, theksoi se Irani nuk ka patur plan për të vrarë askënd dhe se "ne nuk kemi tentuar të vrasim Donald Trumpin dhe nuk do ta bëjmë kurrë një gjë të tillë".

Sipas agjencisë iraniane të lajmeve IRNA, gjatë një interviste me Lester Holt, një gazetar i njohur i rrjetit NBC News, presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian mohoi akuzat kundër Teheranit për atentat ndaj Trumpit.

Duke iu përgjigjur një pyetjeje në lidhje me pretendimet e palës perëndimore se Irani po përpiqet të vrasë presidentin e zgjedhur amerikan Donald Trump, Pezeshkian tha: "Irani nuk ka pasur kurrë ndonjë plan apo synim për të vrarë Donald Trumpin. Ne nuk kemi bërë asnjë përpjekje në këtë fushë dhe nuk do të ndërmarrim asnjë veprim në të ardhmen."

Pezeshkian theksoi: "Ajo që thuhet për komplotin kundër Trumpit është një plan i Izraelit dhe vendeve të tjera për të nxitur armiqësinë ndaj Iranit."

Më tej, gjithashtu Presidenti i Iranit tha: "Irani, në parim, është i gatshëm të bisedojë me administratën Trump. Kur Irani negocioi me fuqitë e mëdha për programin e tij bërthamor, ne iu përmbajtëm të gjitha angazhimeve që duhej të merrnim përsipër. Por, fatkeqësisht, ishte pala tjetër ajo që nuk i realizoi premtimet dhe angazhimet e veta."

Në vijim, Pezeshkian theksoi edhe një herë se Irani nuk po kërkon luftë, por do të jetë i gatshëm të mbrohet në rast të ndonjë sulmi ndaj objekteve të tij bërthamore.