Pse Izraeli përhapi thashethemet për vrasjen e Trump nga Irani?
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i166848-pse_izraeli_përhapi_thashethemet_për_vrasjen_e_trump_nga_irani
ParsToday - Presidenti i Republikës Islamike të Iranit në një intervistë për një media amerikane, theksoi: Irani është mbështetës i paqes dhe deeskalimit në rajon dhe në botë".
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 15, 2025 15:02 Europe/Tirane
  • Pse Izraeli përhapi thashethemet për vrasjen e Trump nga Irani?
    Pse Izraeli përhapi thashethemet për vrasjen e Trump nga Irani?

ParsToday - Presidenti i Republikës Islamike të Iranit në një intervistë për një media amerikane, theksoi: Irani është mbështetës i paqes dhe deeskalimit në rajon dhe në botë".

Sipas ParsToday, Presidenti i Republikës Islamike të Iranit, Masoud Pezeshkian, foli për kanalin televiziv NBC të martën në mbrëmje, ndërsa dënoi agresionin dhe gjenocidin e regjimit pushtues sionist kundër popullit të pafajshëm palestinez në Rripin e Gazës, theksoi se Republika Islamike e Iranit dëshiron paqen dhe de-përshkallëzimin në rajon dhe në botë dhe është e gatshme për negociata të ndershme dhe të barabarta.

Pezeshkian në përgjigje të një pyetjeje të çuditshme se “një nga kërcënimet e mundshme për diplomacinë mund të jetë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës besojnë se Irani ka një plan për të vrarë Donald Trump, a ka pasur në të vërtetë një plan të tillë?”, tha: "Të gjitha atentatet që shohim në rajon, Evropë dhe vende të tjera, a ka gjurmë iranianësh në to?! A ka pasur një lidhje të vërtetuar? Asnjëherë! I ashtuquajturi komplot kundër Trump është një plan i Izraelit dhe shteteve të tjera për të nxitur armiqësinë me Iranin".

Në vazhdim Masoud Pezeshkian theksoi se Irani nuk është në kërkim të luftës, por do të jetë i gatshëm të mbrohet në rast të sulmit ndaj objekteve të tij bërthamore. Shikoni, natyrisht, ne do të reagojmë për çdo veprim”, - tha Pezeshkian.

Ne nuk kemi frikë nga lufta, por nuk po e kërkojmë atë”, - tha ai, duke shtuar: “Unë absolutisht shpresoj që kjo të mos ndodhë sepse do të ishte në dëm të të gjithë faktorëve".

Pezeshkian duke thënë se "armiqtë e Iranit akuzojnë Teheranin se po përpiqet të ndërtojë një bombë "për të bërë një lloj justifikimi", por kjo nuk është e vërtetë".