Irani dhe Azerbajxhani bëjnë thirrje për zgjerimin e lidhjeve
Presidenti iranian Masoud Pezeshkian në një takim me zëvendëskryeministrin e Azerbajxhanit Shahin Mustafayev theksoi forcimin e bashkëpunimit midis dy fqinjëve.
“Republika Islamike e Iranit në axhendën e saj ka si një politikë parimore zhvillimin e marrëdhënieve dhe ndërveprimeve me vendet fqinje dhe myslimane, dhe në këtë drejtim, marrëdhëniet me Azerbajxhanin janë të një rëndësie të veçantë për ne dhe ne kërkojmë të zgjerojmë marrëdhëniet mes dy vendeve në të gjitha fushat”, tha Pezeshkian gjatë takimit të zhvilluar të martën në Teheran.
Ai vuri në dukje marrëveshjet e arritura dhe projektet e përbashkëta që po zhvillohen aktualisht midis dy vendeve në sektorët e tregtisë, energjisë dhe transportit dhe tha: "Vazhdimi dhe forcimi i nivelit të këtij bashkëpunimi do ta kthejë Republikën Islamike të Iranit dhe Republikën e Azerbajxhanit në partnerë strategjikë për njëri-tjetrin”.
Mustafayev, nga ana e tij, përcolli përshëndetjet e ngrohta nga Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev për homologun e tij iranian dhe tha: "Gjatë dekadave të fundit, Republika e Azerbajxhanit nuk ka kursyer asnjë përpjekje për të zgjeruar marrëdhëniet me Republikën Islamike të Iranit. Për më tepër, rëndësia e ndryshimeve që kemi parë gjatë kësaj periudhe të shkurtër të presidencës suaj, premtojnë një të ardhme të ndritur në marrëdhëniet mes dy vendeve dhe situatën në rajonin tonë”.
"Ne gjithashtu vlerësojmë rolin me ndikim të Republikës Islamike të Iranit në vendosjen e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe besojmë se zgjidhja e problemeve të rajonit tonë do të jetë e mundur vetëm nga vendet e këtij rajoni. Prania e vendeve të huaja nuk do të na ndihmojë në këtë drejtim”, shtoi zëvendëskryeministri i Azerbajxhanit.
Më tej Mustafajev i ka përcjellë Pezeshkianit ftesën e Presidentit të Azerbajxhanit për të vizituar vendin e tij.