Mesazh ngushëllimi nga Pezeshkian drejtuar Erdoganit
Në një mesazh drejtuar homologut të tij turk, Masoud Pezeshkian, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, i shprehu ngushëllimet e tij presidentit të Republikës së Turqisë Recep Tayip Erdogan për incidentin e zjarrit dhe vdekjen e një numri personash.
Sipas rrjetit Sahab, duke cituar agjencinë iraniane të lajmeve IRNA, në mesazhin ngushëllues të presidentit Masoud Pezeshkian thuhej: "Me keqardhje dhe pikëllim, dëshiroj t'i përcjell Shkëlqesisë Suaj, familjarëve të viktimave dhe mbarë popullit mik e vëlla turk, ngushëllimet e mia për tragjedinë e zjarrit në një hotel në qytetin Bolu, i cili rezultoi me vdekjen dhe plagosjen e dhjetëra qytetarëve dhe udhëtarëve.”
Më tej në mesazh thuhej: “I lutem Zotit të Madhëruar të falë mëshirë dhe falje për viktimat e kësaj ngjarjeje të trishtë, durim për familjet e tyre dhe shërim të shpejtë për të lënduarit."
Ministri i Brendshëm i Turqisë njoftoi se 76 persona kanë humbur jetën si pasojë e zjarrit në një hotel në qytetin Bolu, në një resort skijimi në veriperëndim të këtij vendi.
Ky zjarr ka ndodhur mëngjesin e së martës në të njëjtën kohë me fillimin e pushimeve dimërore dy-javore të shkollave në Turqi. Zakonisht, gjatë kësaj periudhe, hotelet në zonat e njohura janë plot me mysafirë.