Garda Revolucionare e Iranit prezanton dronin super të rëndë "Gaza"
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i167224-garda_revolucionare_e_iranit_prezanton_dronin_super_të_rëndë_gaza
Forcat Ajrore e Korpusit të Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit zbuluan një dron super të rëndë të quajtur "Gaza".
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Janar 27, 2025 08:48 Europe/Tirane
  • Garda Revolucionare e Iranit prezanton dronin super të rëndë

Forcat Ajrore e Korpusit të Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit zbuluan një dron super të rëndë të quajtur "Gaza".

Sipas agjencisë së lajmeve Mehr, Forcat Ajrore të IRGC-së, në një operacion të kombinuar që u zhvillua në margjinat e stërvitjes "Fuqia e Profetit të Shenjtë (s.a.v.s.), për herë të parë shkatërroi me saktësi 8 objektiva me një dron "Gaza".

Droni "Gaza" ka një hapje krahësh prej 22 metrash dhe një masë ngritjeje prej 3100 kilogramësh.

Kohëzgjatja e fluturimit të tij është 35 orë dhe shpejtësia e fluturimit është 350 km/h.

Sasia e ngarkesës që mund të bartet nga droni Gaza është të paktën 500 kg dhe deri në 13 bomba, dhe diapazoni i dronit "Gaza" është 7 mijë kilometra. Droni "Gaza" ka një rreze operative prej 4 mijë kilometrash.