Araghchi shpreh shpresën për ndërveprim konstruktiv ndërmjet Iranit dhe Bashkimit Evropian
Sejid Abbas Araghchi, Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës Islamike të Iranit duke uruar Poloninë për presidencën e saj të radhës të Bashkimit Evropian, shprehu shpresën për ndërveprim konstruktiv midis Iranit dhe Bashkimit Evropian gjatë periudhës së presidencës polake.
Sipas agjencisë iraniane të lajmeve IRNA, ministri i Punëve të Jashtme të Irant, Abbas Araghchi dhe ministri i Jashtëm i Polonisë, Radoslaw Sikorski, në një bisedë telefonike diskutuan dhe shkëmbyen mendime mbi marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet rajonale e ndërkombëtare.
Duke iu referuar bisedimeve të vazhdueshme mes Iranit dhe tre vendeve evropiane, Araghchi theksoi se Irani gjithmonë i është përmbajtur një qasjeje të bazuar në dialog dhe ndërveprim për zgjidhjen e çështjeve dhe, në të njëjtën kohë, është plotësisht i përgatitur për të gjitha situatat.
Ministri i Jashtëm i Polonisë, duke iu referuar historisë 550-vjeçare të marrëdhënieve diplomatike dhe historisë gati 100-vjeçare të Traktatit të Miqësisë ndërmjet Iranit dhe Polonisë, i cilësoi marrëdhëniet midis dy vendeve "miqësore" dhe shprehu shpresën për zgjidhjen e çështjeve midis Iranit dhe Bashkimit Evropian, duke përfshirë çështjen bërthamore.