Arrestohen anëtarët e një rrjeti tekfiri-selefi në veriperëndim të provincës Kermanshah
(last modified Mon, 03 Feb 2025 09:02:52 GMT )
Shkurt 03, 2025 10:02 Europe/Tirane
  • Arrestohen anëtarët e një rrjeti tekfiri-selefi në veriperëndim të provincës Kermanshah

Prokurori i Prokurorisë Publike dhe asaj të Revolucionit të rrethit Xhavanrud, që ndodhet në veriperëndim të provincës Kermanshah, njoftoi identifikimin dhe arrestimin e anëtarëve të një rrjeti tekfiri-selefi përmes një operacioni të inteligjencës kryer nga agjencitë e sigurisë së provincës Kermanshah.

Sejid Mohammad Amin Hashemi, të dielën në mbrëmje, në një intervistë me agjencinë iraniane të lajmeve IRNA, shtoi: “Gjatë monitorimit të vazhdueshëm njëzetekatërorësh të agjencive të sigurisë të provincës Kermanshah, u identifikua dhe u ndoq një rrjet radikal selefi në Xhavanrud”.

Pa përmendur numrin e të arrestuarve, ai deklaroi: “Të gjithë pjesëtarët e këtij rrjeti të gjerë janë arrestuar nga aparati i sigurisë në një operacion të detajuar të inteligjencës të koordinuar dhe autorizuar nga organi gjyqësor”.

Duke iu referuar aktiviteteve të rrjeteve ekstremiste selefiste që kërkojnë të rekrutojnë të rinj dhe adoleshentë përmes propagandës së përhapur dhe abuzimit me ndasitë fetare, prokurori i Xhavanrudit u kërkoi familjeve që të monitorojnë lëvizjet e fëmijëve të vet me vigjilencën dhe kujdesin e duhur, në mënyrë që të mos bien në grackën e tyre.

Hashemi duke theksuar vendosmërinë e sistemit gjyqësor të rrethit Xhavanroud në përballjen me rrjetet ekstremiste selefiste-tekfiriste, vijoi: “Me anëtarët e këtyre rrjeteve do të përballemi vendosmërisht dhe ligjërisht pa asnjë butësi”.

Jo shumë kohë më parë, anëtarët e rrjeteve ekstremiste selefiste-tekfiriste u identifikuan dhe u arrestuan në dy faza në perëndim të Kermanshahut.

Rrethi Xhavanrud, me një popullsi prej mbi 75,000 banorësh, ndodhet 86 kilometra në veriperëndim të provinces Kermanshah. Grupet tekfiriste kanë qenë gjithmonë aktive në provincën Kermanshah.