Zhvillohet marshi i përvjetorit të Revolucionit Islamik në mbarë Iranin
Marshi i 22 Bahmanit, 46-vjetori i fitores së Revolucionit Islamik, filloi mëngjesin e sotëm në mbarë Iranin.
Sipas agjencisë së lajmeve të Radio-Televizionit të Iranit (IRIB), në Teheran, kjo ceremoni do të mbahet në Sheshin Azadi me recitimin e Kur'anit dhe interpretimin e himnit zyrtar të Republikës Islamike të Iranit.
Presidenti Masoud Pezeshkian pritet të mbajë një fjalim në ceremoninë që do të mbahet në Sheshin Azadi. Në këtë ceremoni do të jenë të pranishëm edhe zyrtarë ushtarakë dhe politikë iranianë, si dhe të ftuar të huaj.
Fluturimi i balonave dhe tullumbaceve nga Kulla Azadi (Kulla e Lirisë), një shfaqje e operacioneve të parashutistëve të Forcave të Armatosura dhe interpretimi i himnit kombëtar nga Banda e Marshit të Ushtrisë dhe koret studentore janë ndër programet speciale të festës së përvjetorit të fitores së Revolucionit.
Më shumë se 7200 reporterë dhe fotografë në të gjithë vendin po mbulojnë këtë event.
Gjithashtu, edhe mediat ndërkombëtare, si rrjetet televizive Al-Mayadeen, Al-Jazeera dhe Russia Today janë ndër mediat që do të pasqyrojnë entuziazmin e popullit iranian.
Pavarësisht motit të ftohtë të dimrit, turma të mëdha njerëzish janë nisur që nga orët e para të mëngjesit sipas itinerareve të përcaktuara drejt Sheshit Azadi.
Kjo ceremoni mbahet njëkohësisht në 1400 rrethe e qytete dhe në më shumë se 35000 fshatra të vendit.