Iranianët intelektual, faktor i afrimit mes Iranit dhe Austrisë
-
Maxhid Takht-Ravanchi, zv/drejtor politik i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit
ParsToday - Zëvendësministri për Çështjet Politike i Ministrisë së Jashtme të Republikës Islamike të Iranit tha: "Prania e iranianëve të arsimuar në Austri mund të jetë një faktor për afrimin e dy vendeve".
Duke iu referuar aspekteve të rëndësishme të marrëdhënieve Iran-Austri, Maxhid Takht-Ravanchi tha: "Bashkëpunimi kulturor mund të veprojë si një urë lidhëse midis kombeve të dy vendeve". Sipas ParsToday, Maxhid Takht-Ravanchi, zyrtar i Çështjeve Politike të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit, të martën në rrjetin social X shkroi: "Sanksionet mizore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian që kanë shënjestruar njerëzit me kulturë iraniane duhet të hiqen për të mundësuar bashkëpunim më të madh dhe më efektiv midis Iranit dhe Austrisë".
Irani zë një vend të veçantë në mesin e elitës intelektuale dhe kulturore të Austrisë dhe është konsideruar gjithmonë si djepi i një qytetërimi të lashtë, i pasur me letërsi, art, filozofi dhe kulturë.
Austria, veçanërisht në shekujt 19 dhe 20, ka pasur lidhje të thella intelektuale dhe artistike me Iranin dhe shumë mendimtarë dhe artistë austriakë janë frymëzuar nga kultura dhe qytetërimi iranian.