Pse komandanti i Marinës iraniane e quajti Trump të zhytur në iluzion?
(last modified Wed, 12 Mar 2025 18:42:10 GMT )
Mars 12, 2025 19:42 Europe/Tirane
  • Pse komandanti i Marinës iraniane e quajti Trump të zhytur në iluzion?
    Pse komandanti i Marinës iraniane e quajti Trump të zhytur në iluzion?

ParsToday - Komandanti i Marinës së Republikës Islamike të Iranit, në reagim ndaj deklaratave të presidentit amerikan Donal Trump në lidhje me stërvitjen e përbashkët të brezit të sigurisë detare të Iranit, Kinës dhe Rusisë, tha: "Disa njerëz janë në iluzion".

Stërvitja e shtatë e kombinuar e Brezit të Sigurisë Detare 2025 do të mbahet në veri të Oqeanit Indian me pjesëmarrjen e flotës detare iraniane, ruse dhe kineze dhe vëzhgues nga Azerbajxhani, Afrika e Jugut, Omani, Kazakistani, Pakistani, Katari, Iraku, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Sri Lanka do të jenë të pranishëm gjatë kësaj manovre ushtarake detare. Sipas ParsToday, kjo stërvitje synon të rrisë sigurinë dhe ndërveprimet e qëndrueshme detare në veri të Oqeanit Indian dhe do të zgjerojë marrëdhëniet midis Marinës Strategjike të Republikës Islamike të Iranit, marinës kineze dhe ruse në hartimin dhe zbatimin e operacioneve të përbashkëta detare.

Ndërkohë, të hënën, njësitë detare të Federatës së Rusisë, duke përfshirë destrojerët "Razkhi" dhe "Tsedy Zhapov" dhe anijen logjistike "Pechinga" si dhe destrojeri i Marinës kineze "Bao Tu" dhe anija logjistike "Gao Yuhu", hynë në ujërat territoriale iraniane në veri të Oqeanit Indian me qëllim zhvillimin e manovrës ushtarake detare Brezi i Sigurisë Detare 2025.

Në kuadër të bashkëpunimit të forcave detare të Iranit, Kinës dhe Rusisë me qëllim ngritjen e nivelit të fuqisë detare me zhvillimin e manovrës së kombinuar detare Brezi i Sigurisë Detare 2025, kjo manovër siç duket ka shkaktuar shqetësime në mesin e armiqve të sigurisë së rajonit siç është Amerika deri në atë masë sa që Donald Trump, presidenti i Amerikës, ditën e hënë gjatë kthimit nga Florida në Uashington në avionin presidencial, në përgjigje të një pyetje se a është i shqetësuar për zhvillimin e manovrës ushtarake detare të Iranit, Rusisë dhe Kinës?, pretendoi: "Jo, aspak. Për arsye se ne jemi më të fuqishëm se të gjithë ata!".

Në lidhje me këtë, admirali Shahram Irani, komandant i forcave detare të Republikës Islamike të Iranit, i quajti deklaratat e Trump si iluzione dhe tha: “Numri i faktorëve në skenën e detit është rritur. Prania e tre vendeve të Iranit, Kinës dhe Rusisë në këtë stërvitje të përbashkët është burim sigurie, por ata që flasin kundër kësaj dhe janë zhytur në iluzione të tilla, prania e tyre nuk ka sjellë kurrë siguri dhe paqe askund në botë dhe gjithmonë ka shkaktuar shumë pasiguri dhe ka kërcënuar shoqërinë njerëzore".

Admirali Iirani deklaroi: "Sot, vendet anëtare të organizatave Shangai dhe BRICS kanë aftësinë të luajnë rolin e tyre pozitiv në ekonominë detare në mënyrën më të mirë të mundshme".

Komandanti i Marinës së Republikës Islamike të Iranit tha: "Edhe pse tre vendet Irani, Kina dhe Rusia janë pikat kryesore të stërvitjes së Brezit Qendror të Sigurisë, vendet e tjera të rajonit gjithashtu kanë mundur të jenë të pranishme sot në skenën detare me përpjekjet e tyre".

Marina iraniane ka luajtur një rol të rëndësishëm në zhvillimin e sigurisë detare duke krijuar një rol gjenerues të sigurisë në ujërat ndërkombëtare, ajo ka dërguar edhe grup anijesh të ndryshme në ujërat ndërkombëtare.