Mousavi: Shitjet e naftës iraniane kryhen sipas standardeve ndërkombëtare/ Mohohet pretendimi amerikan
-
Procesi i shitjes së naftës iraniane
Pars Today - Zëvendësministri i Naftës i Iranit tha: Procesi i shitjes së naftës iraniane kryhet në përputhje me të gjitha standardet dhe kriteret e pranuara ndërkombëtare që lidhen me tregtinë e naftës.
Seyyed Ali Mohammad Mousavi, zëvendësministri i Naftës i Iranit për Çështjet Ndërkombëtare dhe Tregtinë, të hënën në mbrëmje mohoi lajmet se Shtetet e Bashkuara kishin konfiskuar disa cisterna iraniane të naftës për shkak të falsifikimit të dokumenteve zyrtare. Sipas Pars Today, Mousavi shtoi: Nga hetimet rezulton se disa deklarata janë bërë me pa të drejtë dhe ky pretendim është bërë duke cituar zyrtarë amerikanë. Zëvendësministri i Naftës i Iranit tha: Natyrisht, ky pretendim i zyrtarëve amerikanë, i bërë në përputhje me politikën e paligjshme dhe të pajustifikuar të këtij vendi për të bërë akuza të pabaza dhe për të ushtruar presion ndaj popullit iranian, nuk ka asnjë bazë dhe vlerë. Mousavi vazhdoi: Procesi i shitjes së naftës iraniane kryhet në përputhje me të gjitha standardet dhe kriteret e pranuara ndërkombëtare që lidhen me tregtinë e naftës dhe një atmosferë e tillë negative dhe keqdashëse nuk do të ketë asnjë efekt në vendosmërinë e ministrisë iraniane të Naftës për të përmbushur detyrat dhe përgjegjësitë e saj ligjore.