Paneli digjital i makinave; Një prodhim tjetër nga hulumtuesit iranianë
ParsToday-Një hulumtues i ri iranian njoftoi për prodhimin e një paneli digjital të makinave dhe tha: Sipas një kontrate të lidhur me dy prodhues të mëdhenj të automjeteve në vend, ky panel është instaluar në makinat e reja.
Porya Mohtashami, një hulumtues i ri iranian, deklaroi të premten: Ky projekt, i njohur si një projekt i aplikueshëm në festival, është një panel digjital dhe detyra kryesore e tij është të shfaqë informacionin e duhur për shoferin. Në të vërtetë, paneli digjital është një njësi e avancuar për shfaqjen e të gjithë informacionit të automjetit për shoferin.
Mohtashami duke shpjeguar se paneli digjital është një zëvendësues për instrumentet e vjetra, tha: Në makinat e vjetra, shfaqja e informacionit si amperi, shpejtësia, kilometrat etj, bëhej në mënyrë mekanike dhe fikse, por në modelet e makinave të reja që kanë shtuar sisteme të ndihmës për shoferin dhe ato autonomë ose gjysmë autonomë, është e nevojshme që të sigurohet informacioni për pasagjerët dhe shoferin dhe paneli i ri mundëson ofrimin e këtij informacioni për këta individë.
Mohtashami përmendi disa përparësi të këtij projekti, duke thënë: Ky produkt në industrinë e automobilave krijon një përvojë më të mirë për përdoruesin (shoferin) dhe mund të përfitojë nga gjëra të ndryshme gjatë vozitjes. Përparësi tjetër është që hardueri është i fiksuar dhe ne e ndryshojmë softuerin në përputhje me çdo automjet.
Prodhimi i bazuar në dijen mbi hydrogel-in nga polimerët natyralë
Specialistët iranianë arritën të projektojnë dhe prodhojnë hydrogel me bazë të polimerëve natyralë. Teknologjia inovative për prodhimin e hydrogel-it ose nga polimerët natyralë, jo vetëm që ka aplikime të gjera në fushat mjekësore dhe industriale, por gjithashtu parashikon një të ardhme të ndritur për ruajtjen e energjisë së qëndrueshme dhe efikase.
Hydrogel ka disa përdorime duke filluar nga riparimi i plagëve dhe deri te ruajtja e energjisë. Ky hydrogel është prodhuar nga një lloj polimeri, materiali i parë i të cilit vjen nga algat e detit. Ky polimer natyral ka aftësinë për t'u vetë-riparuar dhe përdorimi i këtij lloji hydroge-i gjithashtu siguron një karakteristikë anti-shkëndijë. Ky polimer natyral, i cili ka karakteristika kundër-shkëndijë, ka shumë përdorime edhe në shërbimin e zjarrfikësve. Sipas specialistëve, ky produkt i prodhuar është konkurrues me prodhimet e huaja.