Irani, ndër zotëruesit më të mëdhenj në botë të rezervave minerale
Pars Today - Një anëtar i Dhomës së Tregtisë së Teheranit njoftoi: “Irani zotëron 7 për qind të rezervave minerale të botës dhe konsiderohet zotëruesi i rezervave më të mëdha të zinkut, plumbit dhe bakrit në botë”.
Morteza Faghani, anëtar i Dhomës së Tregtisë, Industrisë, Minierave dhe Bujqësisë në Teheran, tha të dielën: “Vlera e burimeve minerale të Iranit aktualisht përbën 7 për qind të totalit të burimeve minerale të botës dhe çdo dollar investim në sektorin e minierave sjell ekuivalentin e 8.2 dollarëve në valutë për Iranin”.
Sipas Pars Today, Faghani deklaroi se Irani është aktualisht vendi i dymbëdhjetë minerar në botë, duke shtuar: “Irani ka një pjesë prej 3 për qindësh të vlerës së prodhimit të mineraleve në botë dhe një pjesë prej 15 për qindësh të rezervave minerale në botë. Irani mban gjithashtu vendin e shtatë në rezervat botërore të hekurit dhe çelikut me një pjesë prej 7.1%”.
Studimi i zhvillimit të hekurudhës Khaf-Herat
Në lajme të tjera, një delegacion i nivelit të lartë nga Irani udhëtoi në Afganistan të dielën për të ekzaminuar kapacitetet e tranzitit, veçanërisht zhvillimin e hekurudhës Khaf-Herat dhe zgjerimin e bashkëpunimit të transportit dhe zhvillimit, zhvillimin e tregtisë dhe heqjen e pengesave të tranzitit. Një nga planet e këtij delegacioni është shqyrtimi i problemeve dhe kapaciteteve të linjës hekurudhore Khaf-Herat dhe aksit Mahi Rud-Farah.
Zëvendësministri i Rrugëve dhe Zhvillimit Urban i Iranit, Abdullah Arjaei, duke shpjeguar planet për këtë udhëtim, tha: “Sipas ligjit, vëllimi i tranzitit nga Irani duhet të rritet në 40 milionë tonë në vit dhe kjo nuk është e mundur pa i kushtuar vëmendje të mjaftueshme fqinjëve dhe kompletimin e korridoreve lindje-perëndim dhe veri-jug”.
Arjaei shtoi: “Afganistani ka nevojë për një lidhje me Evropën dhe një lidhje me ujërat e hapura, dhe Republika Islamike e Iranit mund ta shfrytëzojë këtë mundësi për të ofruar terren të përshtatshëm për Iranin për të fituar valutë”.