Armët bërthamore nuk janë pjesë e doktrinës mbrojtëse të Iranit
(last modified Thu, 01 May 2025 08:54:51 GMT )
May 01, 2025 10:54 Europe/Tirane
  • Armët bërthamore nuk janë pjesë e doktrinës mbrojtëse të Iranit

Pars Today - Sekretari i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Republikës Islamike të Iranit tha: Armët bërthamore nuk kanë vend në doktrinën mbrojtëse të Iranit dhe kjo dëshmohet nga raportet e organizatave ndërkombëtare të monitorimit.

Sipas Pars Today, duke cituar IRNA-n, Ali Akbar Ahmadian, Sekretari i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Republikës Islamike të Iranit, të mërkurën në Samitin e Sigurisë të BRICS në Brazil, theksoi : Irani nuk do të heqë dorë nga të drejtat e tij të patjetërsueshme, përfshirë të drejtën për përdorim paqësor të energjisë atomike.
Ahmadian shtoi: Republika Islamike e Iranit propozon të prezantohet një monedhë dixhitale BRICS dhe një platformë e dedikuar komunikimi bankar dhe e sigurt për tregtinë brenda grupit si një simbol i pavarësisë ekonomike, si dhe të formohet një komitet për sigurinë e zinxhirit të furnizimit me fokus mbi sigurimin e transportit, krijimin e një korridori anti-sanksione dhe të lançohet  një fond mbështetës për t'iu kundërvënë sanksioneve të huaja.
Sekretari i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit tha: "Kërcënimet e disa vendeve kundër BRICS dhe anëtarëve të tij pasqyrojnë shqetësim të thellë në lidhje me potencialin e madh të BRICS për të krijuar një bllok të fuqishëm ekonomik, politik dhe kulturor."
Ahmadian theksoi: Në çështjen palestineze, bota po dëshmon riprodhimin e një diskursi të rrezikshëm nën titullin "paqe përmes fuqisë" dhe "diplomaci shtrënguese", ndërsa paqja e vërtetë i ka rrënjët në drejtësi dhe njohjen e të drejtave legjitime.