Nënshkruhen 18 dokumente bashkëpunimi midis Iranit dhe Sulltanatit të Omanit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i170682-nënshkruhen_18_dokumente_bashkëpunimi_midis_iranit_dhe_sulltanatit_të_omanit
Pars Today - Gjatë vizitës zyrtare të Presidentit të Republikës Islamike të Iranit, Masoud Pezeshkian, në Oman, u nënshkruan 18 dokumente bashkëpunimi midis zyrtarëve të lartë të të dy vendeve.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
May 28, 2025 12:16 Europe/Tirane
  • Nënshkruhen 18 dokumente bashkëpunimi midis Iranit dhe Sulltanatit të Omanit
    Nënshkruhen 18 dokumente bashkëpunimi midis Iranit dhe Sulltanatit të Omanit

Pars Today - Gjatë vizitës zyrtare të Presidentit të Republikës Islamike të Iranit, Masoud Pezeshkian, në Oman, u nënshkruan 18 dokumente bashkëpunimi midis zyrtarëve të lartë të të dy vendeve.

Sipas Pars Today, duke cituar agjencinë iraniane të lajmeve IRNA, këto dokumente u nënshkruan dje, të martën, në Muskat midis zyrtarëve iranianë dhe atyre omanezë me qëllim institucionalizimin e bashkëpunimit dypalësh dhe zgjerimin e marrëdhënieve në fushat ligjore, ekonomike, politike, kulturore, arsimore, shëndetësore, atë të mbrojtjes, të medias, të teknologjisë, të energjisë dhe të minierave.

Gjithashtu, në kuadër të kësaj ceremonie, u prezantua një pullë e përbashkët përkujtimore e Republikës Islamike të Iranit dhe Sulltanatit të Omanit, si simbol i lidhjeve kulturore dhe historike midis dy vendeve.

Presidenti iranian Masoud Pezeshkian mbërriti të martën në Muskat për një vizitë dy-ditore me ftesë zyrtare të Sulltanit të Omanit, Haitham bin Tariq Al Said.