Lideri i Revolucionit Islamik: Regjimi sionist të presë ndëshkimin e ashpër
(last modified Fri, 13 Jun 2025 03:09:54 GMT )
Qershor 13, 2025 05:09 Europe/Tirane
  • Lideri i Revolucionit Islamik: Regjimi sionist të presë ndëshkimin e ashpër
    Lideri i Revolucionit Islamik: Regjimi sionist të presë ndëshkimin e ashpër

Ajetullah Khamenei, lideri i Revolucionit Islamik të Iranit, pas sulmeve terroriste të regjimit sionist në orët e para të mëngjesit të sotshëm, me anë të një mesazhi i është drejtuar popullit të Iranit dhe ka theksuar: "Regjimi sionist të presë ndëshkimin e ashpër".

Teksti i plotë i këtij mesazhi:

"Në emër të Zotit gjithëmëshirshmit, mëshirplotit

Populli i madh i Iranit!

Regjimi sionist në orët e para të mëngjesit të sotëm, ka kryer disa veprime djallëzore dhe të përgjakshme duke kryer krime në vendin tonë të dashur dhe duke qëlluar vendbanime civile, ka treguar natyrën e tij djallëzore më shumë se në të kaluarën. Regjimi sionist duhet të presë ndëshkimin e ashpër.

Dora e fuqishme e forcave të armatosura të Republikës Islamike të Iranit nuk do ta lejnë atë të lirë, me ndihmën e Zotit.

Në sulmet e armikut, janë martirizuar disa komandantë dhe shkencëtarë.

Zëvendësit dhe bashkëpunëtorët e tyre do të vazhdojnë detyrat e veta pa u ndaluar asnjë çast, me ndihmën e Zotit.

Regjimi sionist me këto krime ka përcaktuar për vete në fat të hidhur dhe të dhimbshëm dhe me pa kurrfarë dyshimi dhe në mënyrë të prerë do ta marrë atë".

Sejed Ali Khamenei