Iran: Deklarata e Gardës Revolucionare
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i171178-iran_deklarata_e_gardës_revolucionare
Në emër të Zotit Mëshiruesit, Fuqiplotë
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Qershor 15, 2025 07:38 Europe/Tirane
  • Iran: Deklarata e Gardës Revolucionare

Në emër të Zotit Mëshiruesit, Fuqiplotë

Pra, kushdo që ju sulmon, sulmojeni atë në të njëjtën masë siç ai ju sulmoi... Surja El-Bekare (ajeti 194)

Në vazhdim të operacionit legjitim "Premtimi i Vërtetë-3", në përgjigje të shkeljeve dhe agresioneve të regjimit sionist, me një mori dronësh dhe raketash u sulmuan objektet e prodhimit të karburantit për avionë luftarakë dhe qendrat e furnizimit me energji të regjimit. Operacioni legjitim i forcave të armatosura të Republikës Islamike, do të vazhdojë të jetë edhe më i fuqishëm dhe i rëndë nëse shkeljet dhe agresionet vazhdojnë. Sistemi mbrojtës hapësinor i Gardës Revolucionare të Iranit, nën komandën e rrjetit të integruar dhe selisë së përbashkët të mbrojtjes ajrore të vendit, ka arritur të kapë dhe shkatërrojë 3 raketa cruise, 10 dronë dhe me dhjetëra dronë të vegjël të ushtrisë sioniste në zonat e konfliktit në vend.