Admirali Sayyari: Armiku do të pësojë dëme të mëdha në rast lufte
-
Admirali Habibollah Sayyari, Shefi i Shtabit dhe Zv/Koordinatori i Ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit
Pars Today - Shefi i Shtabit dhe Zv/Koordinatori i Ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit tha në lidhje me kërcënimet nga armiqtë: “Ushtria e Republikës Islamike të Iranit është gjithmonë e gatshme të përballet me çdo kërcënim dhe nëse ndodh diçka, armiku me siguri do të pësojë dëme të mëdha”.
Sipas Pars Today, duke cituar agjencinë iraniane të lajmeve IRNA, të mërkurën, më 28 janar 2026, në një fjalim ku theksonte aftësitë e Forcave të Armatosura Iraniane, Admirali Habibollah Sayyari, Shefi i Shtabit dhe Zv/Koordinatori i Ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit, duke theksuar aftësinë e Forcave të Armatosura të Iranit tha: “Ne do të qëndrojmë kundër çdo kërcënimi, qoftë në tokë, në ajër apo në det, dhe ushtria është gjithmonë e gatshme të përballet me çdo kërcënim”.
Duke iu referuar luftës njohëse dhe të kombinuar të armiqve kundër Iranit, Zv/Koordinatori i Ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit vuri në dukje: “Zyrtarët dhe populli i Iranit, vigjilentë dhe të vetëdijshëm, e dinë mënyrën për t'iu kundërvënë mashtrimeve të armikut dhe të bashkuar, në solidaritet dhe në harmoni, do t'i përgjigjen armikut në kohën e duhur”.
Duke iu referuar ndikimit të Epopesë së 22 Dejit (12 Janarit) në mposhtjen e komploteve të armiqve, Admirali Sayyari tha: “Kur armiqtë nuk arrijnë rezultate në fusha të tjera, ata ushtrojnë presion në fushën e luftës së butë dhe të kombinuar. Por populli vigjilent i Iranit e di se metoda për përballimin e situatës aktuale është uniteti, harmonia dhe solidariteti. Armiku dëshiron ta thyejë këtë harmoni; por ai definitivisht nuk do të ketë sukses.”
Duke theksuar inteligjencën dhe vetëdijesimin e popullit iranian, ai deklaroi: “Pas Luftës së imponuar 12-Ditore, populli tregoi edhe një herë praninë e tij të vetëdijshme në skenë dhe e pengoi komplotin e armikut”.
Duke iu referuar atmosferës së krijuar nga mediat e huaja në lidhje me praninë e anijeve amerikane në rajon, Zv/Koordinatori i Ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit tha: “Që nga viti 1980, ata janë përpjekur të zbatojnë diplomacinë e anijeve luftarake për të na trembur, por Imam Khomeini (Allahu e mëshiroftë!), në lidhje me praninë e anijeve amerikane në rajon, tha se "nëse do të isha atje dhe do t'i shihja ato, do t'i godisja me nallanet e mia". Kjo fjali udhëzuese ka një kuptim të thellë.”
Lidhur me mesazhin e Ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit ndaj pallavrave të armiqve, Admirali Sayyari theksoi: “Ushtria, me besim të plotë, është plotësisht e përgatitur, që me mbështetjen e plotë të popullit, njësoj si gjatë Mbrojtjes së Shenjtë 8-Vjeçare dhe 12-Ditore, të mbrojë integritetin territorial, pavarësinë dhe sistemin e shenjtë të Republikës Islamike të Iranit dhe për të kryer misionin e saj në mënyrën më të mirë të mundshme.”