Imam Khamenei viziton mauzoleun e themeluesit të Republikës Islamike të Iranit
-
Imam Khamenei, Udhëheqësi i Revolucionit Islamik
Pars Today- Me rastin e 47-vjetorit të fitores së Revolucionit Islamik dhe fillimit të festimeve të Dhjetëditëshit të Faxhrit, Imam Khamenei, Udhëheqësi i Revolucionit Islamik, vizitoi mauzoleun e shenjtë të themeluesit të Republikës Islamike të Iranit.
Në prag të 47-vjetorit të fitores së Revolucionit Islamik dhe fillimit të festimeve Dhjetëditëshit të Faxhrit, Ajatollah Khamenei, Udhëheqësi i Revolucionit Islamik, siç është zakon për çdo vit, sot vizitoi faltoren e Imam Khomeinit (RA) dhe rilidhi besën me idealet e themeluesit të Republikës Islamike.
Ndërsa lexoi fatihanë dhe tha lutjet në varrin e Imam Khomeinit (RA), Ajatollah Khamenei u lut që shpirti i Imamit të madh, muxhahidit dhe martirëve të revolucionit të ngrihen sa më lart.