Rrëzohet avioni luftarak F-15 nga forcat kundërajrore të Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i176302-rrëzohet_avioni_luftarak_f_15_nga_forcat_kundërajrore_të_iranit
ParsToday – Baza e Forcave Kundërajrore “Khatemul-Anbija” e Republikës Islamike të Iranit ka njoftuar për rrëzimin e një avioni luftarak F-15 të ushtrisë agresore të Amerikës nga forcat kundërajrore të Iranit.
(last modified 2026-03-02T12:32:52+00:00 )
Mars 02, 2026 12:02 Europe/Tirane
  • Rrëzohet avioni luftarak F-15 nga forcat kundërajrore të Iranit

ParsToday – Baza e Forcave Kundërajrore “Khatemul-Anbija” e Republikës Islamike të Iranit ka njoftuar për rrëzimin e një avioni luftarak F-15 të ushtrisë agresore të Amerikës nga forcat kundërajrore të Iranit.

Sipas ParsToday, duke cituar IRNA-n, Baza e Forcave Kundërajrore “Khatemul-Anbija” e Republikës Islamike të Iranit në një deklaratë për media, ka njoftuar: “Një avionë luftarak F-15 i ushtrisë agresore të Amerikës që synonte të hyjnte në territorin e Iranit është goditur nga forcat e mbrojtjes kundërajrore të Republikës Islamike të Iranit dhe është rrëzuar. Mbetjet e avionit kanë rënë në territorit e Kuvajtit, për shkak se ishte afër kufirit”.

Ndërkohë edhe agjencia e lajmeve Reuters duke cituar Ministrinë e Mbrojtjes së Kuvajtit, ka raportuar: “Disa avionë luftarakë amerikanë janë rrëzuar”.

Gjithashtu, kanali CNN në lidhje me këtë ka raportuar: “Avionët luftarakë amerikanë janë rrëzuar në afërsi të bazës ushtarake “Ali Al-Salim” në veri të Kuvajtit”.