Araghchi: Lufta kundër Iranit nuk ka përfundim tejtër, përveç disfatës për Amerikën
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i176462-araghchi_lufta_kundër_iranit_nuk_ka_përfundim_tejtër_përveç_disfatës_për_amerikën
ParsToday – Ministri i Punëve të Jashtme të Iranit deklaroi: “Gatishmëria e kushtëzuar e Iranit për uljen e tensioneve u shkatërrua me perceptimin e gabuar të presidentit të Amerikës rreth aftësisë dhe qëllimit tonë”.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 08, 2026 13:48 Europe/Tirane
  • Sejed Abas Araghchi, ministri i Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit
    Sejed Abas Araghchi, ministri i Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit

ParsToday – Ministri i Punëve të Jashtme të Iranit deklaroi: “Gatishmëria e kushtëzuar e Iranit për uljen e tensioneve u shkatërrua me perceptimin e gabuar të presidentit të Amerikës rreth aftësisë dhe qëllimit tonë”.

Sipas ParsToday, Sejed Abas Araghchi, ministri i Punëve të Jashtme të Iranit, deklaroi: “Z.Masoud Pezeshkian, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, pati deklaruar gatishmërinë e tij për uljen e tensioneve në rajon, me kusht që hapësira ajrore, territori dhje ujërat e vendeve fqinjë tanë të mos përdorën për të sulmuar popullin e Iranit, mirëpo kjo qasje gati menjëherë është perceptuar në mënyrë të gabuar nga presidenti amerikan Trump, kështuar që është shkatërruar vullneti dhe qëllimi ynë i mirë”.

Araghchi theksoi: “Aventurizmi një javor i z. Trump deri më tani i ka kushtuar 1000 miliardë dollarë për ushtrinë e Amerikës, përveç jetës së ushtarëve të rinjë që janë vrarë. Me rihapjen e tregjeve, këto shpenzime do të rriten në mënyrë të konsiderueshme dhe në fund dëmi do të shkojë drejtpërdrejtë për qytetarët amerikanë, sidomos në pikat e karburantëve”.

Araghchi shtoi: “Këshilli i Inteligjencës Kombëtare të qeverisë së Trump, i cili konsiderohet si rezultat i vlerësimeve të 18 institucioneve të inteligjencës së SHBA-ve, ka arritur në këtë përfundim se lufta kundër Iranit nuk do të ketë kurrfarë përfundimi tjetër, përveç dështimit e disfatës. Edhe unë i kam paralajmëruar përfaqësuesit e z. Trump se lufta nuk do të përmirësojë pozitën e tyre që të bëjnë bazarllëk në negociata. A i janë transmetuar këto paralajmërime atij?”

Araghchi në vazhdim ka thënë: “Qytetarët amerikanë kanë votuar për t’i dhënë fund konflikteve me plotë shpenzime në Azinë Perëndimore. Mirëpo në shkëmbim, ata tani po përballen me një qeveri të cilën Netanjahu arriti ta mashtrojë pas përpjekje të dështuara me dhjetëra vjeçare, në mënyrë që ajo të luftojë në vend të Izraelit”.