Araghchi: Sulmi ndaj depove të karburanteve, shembull i vrasjes së ambientit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i176670-araghchi_sulmi_ndaj_depove_të_karburanteve_shembull_i_vrasjes_së_ambientit
ParsToday – Ministri i Punëve të Jashtme të Iranit ka dënuar sulmet ndaj depove të karburanteve në Teheran dhe ka thënë se sulme të tilla janë shembull i vrasjes së ambientit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 16, 2026 03:39 Europe/Tirane
  • Sejed Abas Araghchi, ministër i Punëve të Jashtme të Iranit.
    Sejed Abas Araghchi, ministër i Punëve të Jashtme të Iranit.

ParsToday – Ministri i Punëve të Jashtme të Iranit ka dënuar sulmet ndaj depove të karburanteve në Teheran dhe ka thënë se sulme të tilla janë shembull i vrasjes së ambientit.

Sipas ParsToday, Sejed Abas Araghchi, ministri i Punëve të Jashtme të Iranit, në një mesazh në rrjetet sociale, ka dënuar sulmet e Izraelit ndaj depove të karburanteve në Teheran dhe ka theksuar se ky veprim është shkelje e ligjeve ndërkombëtare dhe shembull i vrasjes së ambientit.

Ai ka thënë: “Ky veprim në mënyrë serioze rrezikon shëndetin dhe qetësinë e qytetarëve të Teheranit në periudhë afatgjate”.

Ai shtoi: “Ndotja e tokës dhe ujërave nëntokësore mund të ketë pasoja negative për gjeneratat e ardhshme”.

Kryediplomati iranian ka thënë: “Izraeli duhet të ndëshkohet për krime të luftës që po kryen”.

Kërkoni video, na ndiqni: https://t.me/ParsTodayshqip