Araghchi drejtuar Fidan: Bota duhet të ndëshkojë shkaktarët e situatës aktuale
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i176940-araghchi_drejtuar_fidan_bota_duhet_të_ndëshkojë_shkaktarët_e_situatës_aktuale
ParsToday – Ministri i Punëve të Jashtme të Iranit i është drejtuar homologut të tij turk duke theksuar: “Veprimet e Iranit në rajon po kryhen në kuadër të së drejtës legjitime për vetëmbrojtje”.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 23, 2026 11:41 Europe/Tirane
  • Sejed Abas Araghchi, ministër i Punëve të Jashtme të Iranit, dhe Hakan Fidan, ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë.
    Sejed Abas Araghchi, ministër i Punëve të Jashtme të Iranit, dhe Hakan Fidan, ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë.

ParsToday – Ministri i Punëve të Jashtme të Iranit i është drejtuar homologut të tij turk duke theksuar: “Veprimet e Iranit në rajon po kryhen në kuadër të së drejtës legjitime për vetëmbrojtje”.

Sipas ParsToday, Ministri i Jashtëm iranian Seyyed Abbas Araghchi zhvilloi një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm turk Hakan Fidan ku diskutoi në lidhje me zhvillimet rajonale dhe pasojat e agresionit ushtark të paligjshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe regjimit sionist kundër Iranit mbi sigurinë rajonale dhe globale.

Araghchi, duke përshkruar krimet e kryera nga agresorët kundër popullit iranian, veçanërisht sulmet ndaj shkollave, spitaleve dhe zonave të banimit, theksoi vendosmërinë e Iranit për të mbrojtur me vendosmëri sovranitetin dhe integritetin territorial të Iranit dhe deklaroi: “Veprimi i Iranit në sulmin e bazave dhe objekteve ushtarake të agresorëve në vendet e rajonit është në përputhje me të drejtën qenësore dhe të ligjshme për vetëmbrojtje dhe na vjen keq që territori i vendeve islamike të rajonit po keqpërdoret për sulmin e SHBA-së dhe regjimit sionist kundër Iranit”.

Duke iu referuar pasojave të agresionit ushtarak të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe regjimit sionist mbi sigurinë dhe stabilitetin e rajonit dhe sigurinë e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit, Araghchi deklaroi: “Pasiguria e imponuar në Ngushticën e Hormuzit është një rezultat i drejtpërdrejtë i agresionit ushtarak të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe regjimit sionist, dhe vendet e rajonit dhe bota duhet t'i mbajnë përgjegjës autorët e kësaj situate për krimet e tyre”.

Në këtë bisedë, ministri i Jashtëm turk, duke iu referuar pasojave të vazhdimit të luftës në rajon dhe duke shpjeguar konsultimet e tij të fundit me zyrtarët e vendeve të rajonit, theksoi domosdoshmërinë e përpjekjeve për të ulur tensionin dhe për të forcuar marrëdhëniet midis Iranit dhe vendeve të rajonit.

Kërkoni video, na ndiqni: https://t.me/ParsTodayshqip