Irani: Roli i viktimës dhe agresorit është përmbysur
-
Përfaqësia e Republikës Islamike të Iranit
Nju Jork, 30 prill 2026, ParsToday - Përfaqësia e Iranit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara deklaroi se në çështjen bërthamore është përmbysur roli i viktimës dhe agresorit.
Sipas ParsToday, faqja zyrtare e përfaqësisë së Republikës Islamike të Iranit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara në një mesazh në rrjetin Iks shkroi: i gjithë uraniumi i pasuruar i Iranit ka qenë gjithmonë nën mbikëqyrjen e plotë të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike dhe nuk ka asnjë raport për devijimin qoftë edhe të një grami nga materialet bërthamore të Iranit. Përfaqësia e Iranit gjithashtu shtoi: Shtetet e Bashkuara kanë keqpërdorur konferencën e rishikimit të traktatit për mospërhapjen e armëve bërthamore dhe kanë paraqitur uraniumin e pasuruar të Iranit si rrezik për të shmangur vëmendjen nga shkeljet e veta dhe të aleatëve të saj në fushën e çarmatimit bërthamor. Në vijim të këtij mesazhi theksohet se Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike dhe Këshilli i Guvernatorëve jo vetëm që nuk i dënuan këto sulme të paligjshme, por me keqardhje ndërmorën veprime që përmbysën rolin e viktimës dhe agresorit.
Kërkoni video, na ndiqni: https://t.me/ParsTodayshqip