Nikzad: Amerika dështoi në hapjen e Ngushticës së Hormuzit
-
Ali Nikzad, nënkryetar i Parlamentit Islamik të Iranit
ParsToday - Nënkryetari i Parlamentit Islamik të Iranit, duke iu referuar dështimit të Amerikës për të hapur Ngushticën e Hormuzit dhe pas neutralizimit të planit për copëtimin e Iranit, theksoi: "Lufta jonë me arrogancë vazhdon deri në fitoren përfundimtare”.
Sipas ParsToday, Ali Nikzad, nënkryetar i Parlamentit Islamik të Iranit, tha: "Trump-i i mallkuar njoftoi se do ta hapte Ngushticën e Hormuzit, por ai kurrë nuk mundi dhe nuk mundet. 100 deri në 140 cisterna nafte kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit çdo ditë, dhe 6 deri në 7 miliardë fuçi naftë transportohen çdo vit përmes kësaj rruge ujore strategjike. Gjashtëdhjetë përqind e rezervave të naftës në botë janë në Venezuelë, Arabinë Saudite dhe Iran”.
Ai theksoi: “Shtetet e Bashkuara të Amerikës menduan se duke marrë Venezuelën dhe duke ushtruar presion mbi Arabinë Saudite, mund të gëlltisnin Iranin dhe të merrnin kontrollin e 60 përqind të naftës botërore. Por nafta e Iranit nuk do të jetë në dispozicion të tyre”.
Nikzad shtoi: "Bomba atomike e Iranit është vetë Ngushtica e Hormuzit. Udhëheqësi suprem i Revolucionit i Islamik ka thënë: “Gjiri Persik na përket neve dhe Amerika nuk ka vend këtu”, prandaj Gjiri Persik nuk do të kthehet në gjendjen e tij të para luftës”.
Kërkoni video, na ndiqni: https://t.me/ParsTodayshqip