Ayatollah Khatami: “Negociata dinjitoze” është kërkesa kryesore e popullit të Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i178442-ayatollah_khatami_negociata_dinjitoze_është_kërkesa_kryesore_e_popullit_të_iranit
Teheran, 8 maj 2026, ParsToday – Drejtuesi i namazit të së premtes në Teheran iu referua përpjekjeve në procesin e negociatave dhe theksoi se kërkesa kryesore e popullit të Iranit, i cili prej rreth 70 ditësh është i pranishëm në skenë, është arritja e një negociate dinjitoze.
(last modified 2026-05-08T18:14:26+00:00 )
May 08, 2026 20:06 Europe/Tirane
  • Ayatollah Khatami
    Ayatollah Khatami

Teheran, 8 maj 2026, ParsToday – Drejtuesi i namazit të së premtes në Teheran iu referua përpjekjeve në procesin e negociatave dhe theksoi se kërkesa kryesore e popullit të Iranit, i cili prej rreth 70 ditësh është i pranishëm në skenë, është arritja e një negociate dinjitoze.

Sipas raportimit të ParsToday, Ayatollah Seyed Ahmad Khatami, drejtues i namazit të së premtes në Teheran, në hutben e namazit të sotëm me karakter fetar dhe politik, duke iu referuar pranisë rreth 70-ditore të popullit të Iranit në skenë, këtë qëndrueshmëri e konsideroi rezultat të kulturës xhihadiste të mësuar nga Profeti i Islamit (Paqja qoftë mbi të). Ai, duke iu referuar mesazheve të shkëmbyera përmes Pakistanit në lidhje me negociatat, i cilësoi përpjekjet në këtë drejtim të denja për vlerësim dhe deklaroi se kërkesa kryesore e popullit, i cili prej afro 70 ditësh është i pranishëm në skenë, është arritja e një negociate dinjitoze. Ai gjithashtu i bëri thirrje ekipit negociator të Iranit që gjatë këtij procesi të mos tërhiqet as edhe një grimcë nga parimet dhe qëndrimet e tij bazë. Drejtuesi i namazit të së premtes në Teheran, duke iu referuar luftës psikologjike të drejtuar nga armiqtë, theksoi se kjo luftë është një pjesë e rëndësishme e përballjes dhe përdoret për dobësimin e moralit dhe krijimin e dëshpërimit. Ai shtoi se qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm, pasi armiqtë synojnë t’i paraqesin të lodhur dhe të përhapin lajme të rreme e analiza të gabuara, ndaj nuk duhet t’u kushtohet vëmendje. Ai gjithashtu deklaroi se armiqtë po përpiqen të krijojnë përçarje në radhët e popullit, por falë Zotit, uniteti i plotë mes popullit dhe autoriteteve të Iranit është i ruajtur.

(Kërkoni video, na ndiqni: https://t.me/ParsTodayshqip)