Gharibabadi: Trump paraqet "kërcënimin" si një mundësi për paqe
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i178766-gharibabadi_trump_paraqet_kërcënimin_si_një_mundësi_për_paqe
ParsToday - Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit tha: “Qasja e Trumpit në fakt po paraqet "kërcënimin" në formën e një "mundësie për paqe"”.
(last modified 2026-05-20T16:55:31+00:00 )
May 20, 2026 18:24 Europe/Tirane
  • Kazem Gharibabadi, Zëvendës Ministër i Punëve të Jashtme të Iranit
    Kazem Gharibabadi, Zëvendës Ministër i Punëve të Jashtme të Iranit

ParsToday - Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit tha: “Qasja e Trumpit në fakt po paraqet "kërcënimin" në formën e një "mundësie për paqe"”.

Sipas ParsToday, Zëvendësministri i Jashtëm iranian Kazem Gharibabadi, në përgjigje të qëndrimeve të fundit të SHBA-së, deklaroi: “Uashingtoni pretendon se ka ndalur "përkohësisht" sulmet ndaj Iranit për t'i dhënë kohë negociatave, por në të njëjtën kohë flet për përgatitjen e një sulmi masiv në çdo moment”.

Ai shtoi: “Kjo qasje në fakt po e paraqet “kërcënimin” në formën e një “mundësie për paqe””.

Gharibabadi theksoi: "Irani është i bashkuar dhe i gatshëm me vendosmëri të përballet me çdo agresion ushtarak. Për kombin iranian, dorëzimi nuk ka kurrfarë kuptimi; ose fitore, ose martirizim”.

Kërkoni video, na ndiqni: https://t.me/ParsTodayshqip