Ghalibaf drejtuar Trump: Zotimet e dhëna duhet të përmbushen pa asnjë justifikim
-
Muhamed Bagher Ghalibaf, kryetar i Parlamentit Islamik të Iranit
ParsToday - Kryetari i Parlamentit Islamik të Iranit, në një reagim të qartë ndaj presidentit të SHBA-së Donald Trump, theksoi: "Zotimet e dhëna duhet të përmbushen pa asnjë justifikim".
Sipas ParsToday, duke cituar IRNA-n, Muhamed Bagher Ghalibaf, kryetari i Parlamentit Islamik dhe kreu i ekipit negociator të Republikës Islamike të Iranit, në përgjigje të pretendimeve të rreme të Donald Trump, në një postim në anglisht në llogarinë e tij personale në rrjetin X, shkroi: "Zotimet që janë bërë duhet të përmbushen, pa asnjë "nëse", "por" apo justifikim".
Ghalibaf shtoi: "Nuk ka mënyrë tjetër për të arritur një marrëveshje të afërt. Në fund të fundit, të gjithë do të korrin atë që mbjellin. Zotimet e dhëna duhet të përmbushen pa asnjë justifikim".
Kërkoni video, na ndiqni: https://t.me/ParsTodayshqip