Pezeshkian: Marrëveshja e fundit është një arritje e rezistencës së kombit iranian
-
Presidenti iranian Masoud Pezeshkian takohet me Ajetullah Shabair Zanxhani, një nga autoritetet më të mëdha fetare të Iranit
ParsToday - Presidenti i Iranit në një takim me Ajetullah Shabiri Zanxhani, një nga autoritetet e mëdhenj fetarë të Iranit, theksoi rolin vendimtar të rezistencës popullore në dështimin e strategjive të armikut dhe e konsideroi marrëveshjen e fundit dhe hapat që rezultuan si ndër arritjet e rezistencës kombëtare të Iranit.
Sipas ParsToday, Presidenti iranian Masoud Pezeshkian, duke vazhduar udhëtimin e tij në provincën Kom (në jug të Teheranit), u takua dhe bisedoi me Ajetullah Shabiri Zanxhani, një nga autoritetet e mëdha fetare.
Në këtë takim, duke iu referuar zhvillimeve dhe ngjarjeve të muajve të fundit, Pezeshkian vlerësoi rezistencën e kombit iranian ndaj presioneve dhe kërcënimeve të armiqve dhe deklaroi: "Në luftën e fundit, pavarësisht faktit se armiqtë vranë udhëheqësin suprem, ministrat, komandantët, një grup i elitave tona dhe madje edhe nxënësit e shkollave fillore, populli, forcat e armatosura dhe qeveria e Iranit qëndruan së bashku dhe mbrojtën vendin me të gjithë forcën e tre dhe nuk lejuan që qëllimet e tyre të realizoheshin”.
Ai deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe regjimi sionist përdorën të gjitha kapacitetet e tyre për të krijuar paqëndrueshmëri në Iran, duke shtuar: "Ata menduan se duke krijuar presion ekonomik dhe duke prishur kushtet e brendshme, Irani do të shembej, por populli iranian, me praninë dhe mbështetjen e tij për vendin, i prishi këto llogaritje, dhe Zoti i Plotfuqishëm ishte gjithashtu ndihmësi i kombit iranian”.
Duke iu referuar përgatitjeve të parashikuara të qeverisë për t'u përballur me kushte specifike dhe presione të mundshme, presidenti iranian deklaroi: "Armiqtë u përpoqën të prishnin procesin e zhvillimit dhe prodhimit duke synuar infrastrukturën jetësore të Iranit, duke përfshirë fabrikat, burimet dhe kapacitetet e prodhimit të gazit, industritë e çelikut dhe petrokimike. Ata gjithashtu kërkuan të krijonin papunësi dhe të përkeqësonin problemet ekonomike duke vendosur kufizime në shitjet e naftës, por vullneti i kombit iranian dhe providenca hyjnore siguruan që vendi të vazhdonte në rrugën e përparimit dhe krenarisë”.
Pezeshkian e përshkroi marrëveshjen e fundit si një arritje të rëndësishme për kombin iranian, duke thënë: "Kjo marrëveshje është një fitore e madhe për popullin iranian dhe brenda kuadrit të saj, u hoqën sanksionet për naftën dhe petrokiminë”.
Ajetullah Shabiri Zanxhani e konsideroi gjithashtu rezistencën e kombit iranian ndaj kërcënimeve dhe agresioneve të fundit si rezultat të ndihmës hyjnore, dhe theksoi: "Kjo ndihmë hyjnore do të vazhdojë”.
Duke iu referuar vlerësimeve të armiqve për fuqinë e rezistencës së kombit iranian, ky autoritet fetar sqaroi: "Ata menduan se do ta përfundonin Iranin brenda pak ditësh, por sot Irani është ende i fortë. Ky stabilitet është për shkak të ndihmës hyjnore në një nivel që perceptimi ynë normal nuk mund ta kuptojë”.
Kërkoni video, na ndiqni: https://t.me/ParsTodayshqip