Gjeneralmajor Abdullahi: Do t'i përgjigjemi çdo lloj barbarizmi të armikut
-
Gjeneral-Major Abdullahi, komandant i Bazës Qendrore të Forcave të Armatosura të Republikës Islamike të Iranit
ParsToday - Komandanti i Bazës Qendrore “Khatamol-Anbiya” të Forcave të Armatosura të Republikës Islamike e paralajmëroi armikun dinak amerikan: “Forcat e armatosura të Iranit do t'i japin një përgjigje shkatërruese çdo lakmie, arrogance dhe barbarizmi”.
Sipas ParsToday, Teksti i plotë i mesazhit të Gjeneral-Major Ali Abdullahi, komandant i Bazës Qendrore “Khatamol-Anbiya” të Forcave të Armatosura të Republikës Islamike është si më poshtë:
Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit
Duke ndjekur rrugën e lavdishme të udhëheqësit martir të kombit dhe martirëve të rangut të lartë të Iranit Islamik dhe Frontit të Rezistencës, ne edhe një herë zotohemi me udhëheqësin e urtë dhe të mençur të Revolucionit Islamik dhe Komandantin Suprem të Forcave të Armatosura, Ajetullah Sejed Moxhtaba Khamenei, që ta zbatojmë mesazhin e tij të qartë për mbrojtjen e idealeve të Revolucionit Islamik, ruajtjen e unitetit të shenjtë dhe kohezionit kombëtar ta bëjmë qëllimin tonë në forcat e armatosura, dhe të përdorim të gjithë forcën dhe kapacitetin tonë për të forcuar më tej solidaritetin, unitetin dhe integritetin midis forcave të armatosura, popullit dhe zyrtarëve të kujdesshëm në të tre institucionet për të garantuar interesat e kombit iranian dhe për të mbrojtur të drejtat e popullit dhe sigurinë kombëtare.
Duke ndjekur urdhrat dhe masat e udhëheqësit dhe komandantit tonë të madh, më të shtrenjtë se jeta jonë, ne gjithashtu i kujtojmë djallit të madh, armikut kriminel, shkelës zë zotimeve dhe marrëveshjeve dhe dinak amerikan se çdo lakmi, arrogancë, totalitarizëm dhe barbarizëm do të përballet me përgjigje vendimtare dhe shkatërruese nga luftëtarët besnikë, të guximshëm dhe të fuqishëm në Forcat e Armatosura Iraniane, dhe ne do t'u imponojmë atyre kosto më të rënda sesa luftërat e dyta dhe të treta të imponuara.
Fuqia mbrojtëse e vendit tonë të dashur, nga njëra anë, është një mbështetje e fortë për paqen dhe sigurinë e kombit të zellshëm dhe të guximshëm nga jugu në veri dhe nga lindja në perëndim të vendit krenar dhe të gjerë të Iranit, dhe nga ana tjetër, është një platformë për shërbimin dhe aktivitetin e zyrtarëve të vendit për mirëqenien dhe lumturinë e popullit të nderuar.
Pas disfatave të njëpasnjëshme në luftën ushtarake, kampi armik ka gjetur kënaqësi në krijimin e përçarjeve dhe mosmarrëveshjeve midis popullit dhe autoriteteve, sepse disfata e djallit të madh, Amerikës kriminale, varet nga uniteti i brendshëm, dhe përballja serioze me këtë komplot të lig për të zhgënjyer armikun është thelbësore dhe e nevojshme për të gjithë.
Me ndihmën e Zotit të Plotfuqishëm, nën vëzhgimin e Imam Mehdiut (a.xh.), dhe me udhëzimin e udhëheqësit tonë të dashur, ne do ta mbrojmë unitetin që doli nga lëvizja e paparë dhe historike e kombit dinjitoz për të shoqëruar Imamin martir të kombit dhe njerëzit e lirë të botës me të gjithë fuqinë dhe kapacitetin tonë.
Gjeneral-Major Ali Abdullahi
Komandant i Bazës Qendrore Khatamol-Anbiya
Kërkoni video, na ndiqni: https://t.me/ParsTodayshqip