Hoxhatoleslam Ghazi-Askar: Rezistenca e detyron armikun të tërhiqet
-
Hoxhatoleslam-ual-Muslimin Sejed Ali Ghazi-Askar, Kujdestari i Faltores së Shenjtë të Hz. Abdulazim Al-Hasani (a.s.)
Pars Today – Kujdestari i Faltores së Shenjtë të Hz. Abdulazim Al-Hasani (paqja qoftë mbi të!), në Shahr-e Rey, në jug të Teheranit, duke deklaruar se mesazhi i parë i Arbainit është rezistenca përballë arrogancës dhe forcës së megallomanëve, tha: “Përvoja nga Ashuraja deri te Arbaini, si edhe zhvillimet e sotme, kanë treguar se rezistenca jep rezultat dhe e detyron armikun të heqë dorë nga madhështia e tij e rreme.”
Sipas njoftimit të Pars Today, duke cituar agjencinë e lajmeve IRNA, Hoxhatoleslam-ual-Muslimin Sejed Ali Ghazi-Askar, të martën në tubimin e madh të marshimit të besimtarëve që nuk arritën të marrin pjesë në ecjen e Arbainit, në Faltoren e Shenjtë të Hz. Abdulazim Al-Hasani (paqja qoftë mbi të!), duke falënderuar për pjesëmarrjen e gjerë të qytetarëve, deklaroi: “Numri i pjesëmarrësve këtë vit nuk mund të krahasohet me vitet e kaluara dhe kjo prani madhështore është një shfaqje e dashurisë së popullit për Ehli Bejtin (paqja qoftë mbi ta!) dhe kulturën e Arbainit.”
Kujdestari i Faltores së Shenjtë të Hz. Abdulazimit (paqja qoftë mbi të!), duke iu referuar mesazheve të vizitës së Arbainit, tha: “Mesazhi i parë i Arbainit është se e vetmja rrugë për t'u përballur me arrogantët është rezistenca dhe kjo rezistencë përfundimisht çon në fitore. Edhe sot, populli i Iranit, i frymëzuar nga e njëjta kulturë e Ashurasë, nuk është tërhequr përballë kërcënimeve dhe ka qëndruar i palëkundur, ndërsa pikërisht kjo qëndresë ka bërë që armiqtë të mos arrijnë objektivat e tyre.”
Ghazi-Askar, duke theksuar se zgjimi i popujve nuk kufizohet vetëm në Iran, deklaroi: “Sot, edhe në vende të tjera, popujt janë bërë të vetëdijshëm për politikat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të regjimit sionist dhe Fronti i Rezistencës në Irak, Liban, Jemen dhe vende të tjera ka dëshmuar rezultatet e këtij zgjimi.”
Ai, duke nënvizuar domosdoshmërinë e "xhihadit të sqarimit", shtoi: “Të gjithë ata që kanë mundësi duhet të shfrytëzojnë kapacitetet e hapësirës virtuale dhe të mediave për të zbuluar krimet e armikut dhe për të ndërgjegjësuar opinionin publik, sepse epoka e imponimit të vullnetit nga fuqitë e mëdha po shkon drejt fundit.”
(Kërkoni video, na ndiqni: https://t.me/ParsTodayshqip)