Konferencë shtypi e presidentit Ruhani në Kermanshah
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i21835-konferencë_shtypi_e_presidentit_ruhani_në_kermanshah
Provinca Kermanshah me programet e qeverisë dhe sidomos ato në sektori e bujqësisë do të ndryshojë shumë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 18, 2016 05:15 Europe/Tirane
  • Konferencë shtypi e presidentit Ruhani në Kermanshah

Provinca Kermanshah me programet e qeverisë dhe sidomos ato në sektori e bujqësisë do të ndryshojë shumë.

Kështu deklaroi presidenti i RII z. Hasan Ruhani gjatë vizitës së tij në provincën Kermanshah, ku në takim me funksionarët lokalë diskutoi dhe analizojë çështjet e sektorit të bujqësisë, ambientit, petrokimisë, turizmit, teknologjisë dhe kulturës. Për këto sektorë qeveria iraniane ka prezantuar 45 projekte të cilat pritet të zbatohen në provincën Kermanshah. Presidenti i RII ka thënë: Investimi i kryesor i qeverisë së RII është shpresa dhe besimi i popullit. Z. Hasan Ruhani, president i RII, ka deklaruar se zgjidhja e problemeve rajonale nuk qëndron në përdorimin e forcës, por në respektimin e demokracisë, duke shtuar se epoka e grusht shteteve ushtarake ka marrë fund."Ne jetojmë në një rajon, ku disa ende mendojnë se mund të transferojnë pushtetin nëpërmjet grushteve të shtetit ose duke përmbysur një qeveri të zgjedhur nga vota e njerëzve me përdorimin e tankeve, artilerive, aeroplanëve dhe helikopterëve", tha z. Ruhani. “Ata kanë dështuar të kuptojnë se epoka e grushtit të shtetit ka marrë fund dhe se grushtet e shtetit dhe tanket nuk janë zgjidhje. Ata duhet ta kuptojnë se zgjidhja e problemeve është demokracia dhe respektimi i votës së shumicës", shtoi z. Hasan Ruhani. Ruhani deklaroi: "Sot është dita kur çështjet mund të zgjidhen në kutitë e votimit dhe njerëzit mund të krijojnë kushtet që zëri i tyre të dëgjohet me anë të votave të tyre”.