Zarif: Amerikanët nuk mbajnë premtimet
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i21856-zarif_amerikanët_nuk_mbajnë_premtimet
Ministri i jashtëm i RII, veprimtarinë e Amerikës në zbatimin e marrëveshjes bërthamore e quajti të dobët.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 18, 2016 08:42 Europe/Tirane
  • Zarif: Amerikanët nuk mbajnë premtimet

Ministri i jashtëm i RII, veprimtarinë e Amerikës në zbatimin e marrëveshjes bërthamore e quajti të dobët.

Muhamed Xhavad Zarif, ministër i jashtëm i RII gjatë vizitës së tij në Kazakistan ka thënë: Amerikanët si kanë qenë dhe janë nga ata që thyejnë zotimet dhe sa i përket zbatimit të marrëveshjes bërthamore ata kanë notë të ulët. Ministri i jashtëm i RII tha se bota popullin iranian e njeh si një komb që ka rezistuar dhe ka bërë qëndresë përballë presioneve dhe forcës dhe shtoi: Irani me seriozitet po zbaton marrëveshjen bërthamore dhe nuk lejon që pala tjetër të neglizhojë apo shkelë zotimet e saj. Ne negociatat i filluam në kohën kur Kongresi amerikan herë pas here miratonte rezoluta dhe kishte dalë shprehja e njohur se Beniamin Netanjahu nuk viziton Uashington vetëm në rast se ai kthehet me një sanksion të ri. Shefi i diplomacisë iraniane tha se marrëveshja bërthamore për Iranin ka rëndësi dhe shtoi: Ky program ruan dinjitetin e kombit iranian, njeh zyrtarisht të drejtat e këtij komit, hoqi rezolutat e KS të OKB dhe pengon miratimin e sanksioneve të reja. Zarif deklaratën e sekretarit Ban Ki Moon lidhur me programin raketor të Iranit tha se ato janë deklarata pa lidhje dhe shtoi: Fatkeqësisht Ban Ki Moon në vitet e kaluara nuk ka treguar një dosje të mirë rreth vetes dhe sidomos në vendimin e fundit për heqjen e emrit të Arabisë Saudite nga lista e shkelësve të të drejtave të fëmijëve në Jemen. Pikërisht kjo ka ndikuar tepër negativisht në OKB.