Korrik 18, 2016 13:54 Europe/Tirane
  • Shkretëtira Lut e Iranit, trashëgimi botërore

Shkretëtira Lut e Iranit që është një prej zonave më të ngrohta dhe më të thata të botës është shënuar në listën e UNESCO-s si trashëgimia e parë natyrore e Republikës Islamike të Iranit.

Komiteti për shënimin e trashëgimisë botëror në UNESCO ka shënuar në listën e veprave botërore shkretëtirën Lut në juglindje të Iranit. Shkretëtira Lut është trashëgimia e parë natyrore e Republikës Islamike të Iranit e cila është shënuar në listën e UNESCO-s në takimin e 40-të të kësaj organizate për trashëgimi botërore që u zhvillua në Stamboll të Turqisë. Në këtë takim 17 anëtarë nga 21 anëtarë të komisionit për trashëgimi botërore të UNESCO-s, kanë përkrahur regjistrimin e kësaj shkretëtire. Shkretëtira Lut ka një sipërfaqe rreth 40 mijë km2 dhe konsiderohet një prej zonave më të ngrohta dhe më të thata në botë. Në këtë shkretëtirë ndodhen kodrat më të larta të rërës shkretinore në botë, kristalet kripore, shtretërit e vullkaneve dhe lumi i bukur i njelmët. Shkretëtira Lut shtrihet mes tre provincave të Iranit: Khorasani Jugor, Kermani dhe Sistan dhe Baluçistani, si dhe ka një civilizim 5 mijë vjeçar me një larmi të madhe kulturore.

Tags