Takimi i komisionit të përbashkët Iran-grupi 5+1
Zv/ministri i jashtëm i RII dhe shefi i shtabit për analizimin e procesit të zbatimit të programit të përbashkët të veprimit, gjatë takimit të katërt të komisionit të përbashkët mes Iranit dhe grupit 5+1, ka shtjelluar pengesat që ekzistojnë në realizimin e programit të përbashkët të veprimit të marrëveshjes bërthamore.
Sejed Abas Eragçi zv/ministër i jashtëm dhe kreu i shtabit për analizimin e procesit të zbatimit të marrëveshjes bërthamore, pas takimit të Vjenës tha: Në komisionin e përbashkët është kërkuar që Amerika të japë shpjegime mbi çështjen e lehtësimit të marrëdhënieve bankare me Iranin. Z. Eragçi tha se kushtet e krijuara nga Departamenti Amerikan i Thesarit, krijojnë dilema dhe dyshime të cilat pengojnë kompanitë dhe institutet ekonomike që të bashkëpunojnë me Iranin. Zv/ministri i jashtëm i RII tha se pala amerikane duhet të qartësojë dhe bëjë transparencë në qëndrimet e saj dhe të mos bllokojë rrugën e bashkëpunimit ekonomik dhe të eliminojë shqetësimet e palëve që synojnë bashkëpunimin me Iranin. Në këtë takim pala iraniane ka parashtruar kritikat e saj për moszbatimin e suksesshëm të angazhimeve të palës tjetër dhe neglizhencës së treguar prej kësaj pale e cila nuk ka mundur të administrojë mirë situatën dhe të heqë ambientin e mosbesimit. Deri në takimin e ardhshëm që do të mbahet pas tre muajsh është rënë dakord për organizimin e disa takimeve të ekspertëve për analizimin e çështjeve dhe problemeve që ekzistojnë për heqjen e sanksioneve dhe më pas këto çështje të trajtojnë në takimin e ardhshëm të komisionit të përbashkët. Sot takimi i komisionit të përbashkët Iran-grupi 5+1 është përqendruar në pengesat që ekzistojnë në zbatimin e marrëveshjes bërthamore.