Marrëveshje bashkëpunimi naftor mes Iranit dhe Francës
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i22036-marrëveshje_bashkëpunimi_naftor_mes_iranit_dhe_francës
Instituti hulumtues në industrinë e naftës së Iranit dhe grupi ndërkombëtar IFP i Francës, nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e naftës.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 19, 2016 16:52 Europe/Tirane
  • Marrëveshje bashkëpunimi naftor mes Iranit dhe Francës

Instituti hulumtues në industrinë e naftës së Iranit dhe grupi ndërkombëtar IFP i Francës, nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e naftës.

Në ceremoninë e nënshkrimit ishte i pranishëm Hamid’reza Katuzian kryetar i qendrës hulumtuese industriale të naftës së Iranit dhe Didier Housin drejtori i grupit francez IFP. Palët kanë nënshkruar marrëveshje për bashkëpunim në 8 fusha teknologjike dhe fusha të tjera të industrisë së naftës. Hulumtimet do të përqendrohen në eliminimin e përbërjeve shtesë të naftës, lëngëzimin e gazit, hulumtime në fushën e zhvillimit të tokës, mbrojtjes së ambientit, kontrollit të fushave prodhuese si dhe trajnime të përbashkëta profesionale. Grupi hulumtues IFP është një prej kompanive më prestigjioze franceze me një eksperiencë prej 60 vitesh në fushën e hulumtimeve.