Kryetari i parlamentit të RII kritikon sjelljet e padrejta të regjimit bahrejnas
Kryetari i parlamentit të RII ka kritikuar sjelljet e padrejta të regjimit Al Khalifa kundër myslimanëve në Bahrejn.
Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, Ali Larixhani, kryetar i parlamentit të RII të mërkurën duke dënuar sjelljet e padrejta të regjimit Al Khalifa ndaj myslimanëve në Bahrejn, ka thënë: Sjelljet e padrejta të regjimit Al Khalifa ndaj dijetarëve myslimanë, rrezikojnë mendimin e lirë të botës islame. Z. Larixhani duke rekomanduar pushtetin bahrejnas, ka thënë se nga Manama kërkon respektimin e të drejtave të njeriut si dhe të përmirësojë stilin e sjelljes me popullin e këtij vendi. Z. Larixhani ka shtuar se pushteti në Bahrjen nuk duhet të arrestojë personalitetet fetare për shkak të bindjeve të tyre siç është rasti me Shejkh Isa Kasem, klerik i njohur fetar në Bahrejn.