Ministri iranian i mbrojtjes konfirmoi futjen e sistemit raketor S-300
Gjeneral Husein Dehkan konfirmoi futjen e sistemit raketor S-300 në Iran.
Sipas një njoftimi të agjencisë Sputnik të Lajmeve, ministri i mbrojtjes i RII gjatë takimit të komisionit të sigurisë kombëtare dhe politikës së jashtme në parlamentin islamik të Iranit tha se sistemi rus raketor S-300 është futur në Iran dhe disa pjesë të këtij sistemi janë vendosur në qendrat e Iranit. Më herët mediat ruse kishin njoftuar se Rusia ka dërguar pjesën e parë të sistemit S-300. Irani kontratën e blerjes së këtij sistemi me Rusinë e ka nënshkruar në vitin 2007 mirëpo zbatimi i saj u pezullua për shkak të rezolutës 1929 të KS të OKB që ndalonte shitjen e çdo arme të sofistikuar Iranit. Vendimi për dërgimin e sistemit S-300 u mor pas nënshkrimit të marrëveshjes bërthamore mes Iranit dhe grupit 5+1 më 2 prill të vitit 2015.