Irani dënoi sulmin e armatosur në Munih të Gjermanisë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i22435-irani_dënoi_sulmin_e_armatosur_në_munih_të_gjermanisë
Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit dënoi ashpër sulmin e armatosur që ndodhi ditën e kaluar në Munih të Gjermanisë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 23, 2016 03:05 Europe/Tirane
  • Irani dënoi sulmin e armatosur në Munih të Gjermanisë

Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit dënoi ashpër sulmin e armatosur që ndodhi ditën e kaluar në Munih të Gjermanisë.

Agjencia e lajmeve Tasnim shtoi se Bahram Ghasemi, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, deklaroi se Republika Islamike e Iranit dënon ashpër sulmin terrorist në Munih të Gjermanisë dhe shpreh solidaritet me popullin dhe qeverinë e Gjermanisë. Bahram Ghasemi saktësoi: "Sot lufta kundër terrorizmit kudo që të zhvillohet dhe në çfarëdo forme që të jetë, është një kërkesë serioze dhe urgjente e Bashkësisë Ndërkombëtare dhe e ndërgjegjes njerëzore, prandaj duhet të jetë prioritet i të gjitha vendeve". Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme theksoi se vrasja e njerëzve të pafajshëm dhe të pambrojtur, aktualisht është shndërruar në një turp tjetër në historinë e njerëzimit dhe për ta zhdukur këtë fenomen, nuk ka rrugë tjetër përveç luftës kundër tij në nivel gjithëpërfshirës dhe larg standardeve të dyanshme.