Irani proteston pranë ANEA
Zëdhënësi i AEAI ka thënë: RII ka reaguar ndaj publikimit të dokumenteve sekrete mbi programet afatgjata bërthamore të Iranit nga ANEA.
Behruz Kamalvandi, zëdhënësi i AEAI lidhur me publikimin e disa dokumenteve të programit afatgjatë bërthamor të Iranit, dokumente që janë publikuar nga Associated Press, shtoi: Këto informacione që lidhen me Iranin dhe që duhej të mbaheshin në formë sekrete janë nxjerrë nga ANEA. Ali Akbar Salehi, kryetar i AEAI sa i përket këtij lajmi tha: Irani i ka kërkuar ANEA që dokumentet e programit bërthamor të Iranit të qëndrojnë sekrete dhe nuk ka asnjë shpjegim për këtë çështje, pasi sipas marrëveshjes bërthamore është rënë dakord që çështjet të trajtohen në komisionin e përbashkët të zbatimit të marrëveshjes dhe pikat e shqyrtuara të qëndrojnë sekrete. Siç theksoi z. Salehi, Associated Press citon një burim diplomatik të ketë thënë se është e papranueshme që Irani të arrijë kulmin dhe të ngrihet 10 vjet pas zbatimit të marrëveshjes bërthamore.