Ministri i punëve të jashtme të Iranit viziton Afrikën Perëndimore
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i22633-ministri_i_punëve_të_jashtme_të_iranit_viziton_afrikën_perëndimore
Ministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit në destinacionin e parë të turneut të tij të tretë në kontinentin e Afrikës, sot është nisur drejt Nigerisë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 24, 2016 09:27 Europe/Tirane
  • Ministri i punëve të jashtme të Iranit viziton Afrikën Perëndimore

Ministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit në destinacionin e parë të turneut të tij të tretë në kontinentin e Afrikës, sot është nisur drejt Nigerisë.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Iranit në këtë turne afrikan, shoqërohet nga një delegacion i lartë politik dhe ekonomik i Iranit. Shefi i diplomacisë së Iranit gjatë vizitës së tij në Nigeri, Ghana, Guine dhe Mali, do të takohet dhe bisedojë me funksionarët e lartë të këtyre vendeve. Z. Zarif gjithashtu gjatë qëndrimit në këto katër vende do të marrë pjesë në takimin me aktivistët ekonomik dhe përfaqësues të kompanive tregtare. Turneu i ministrit të punëve të jashtme të Iranit në katër vendet e Afrikës Perëndimore do të zgjasë deri të premten më 29 korrik. Ky është turneu i tretë i ministrit të jashtëm të Iranit në Afrikë.