Zarif arrin në Nigeri
Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit, në kuadër të turneut të tij në Afrikën perëndimore, të dielën në mbrëmje arriti në Aboxha, kryeqytetin e Nigerisë.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Muhamed Xhavad Zarif gjatë këtij turneu do të zhvillojë vizita në Nigeri, Ghana, Guine dhe Mali dhe do të takohet dhe bisedojë me funksionarët e lartë të këtyre vendeve. Z. Zarif gjithashtu gjatë qëndrimit në këto katër vende do të marrë pjesë në takimin me aktivistët ekonomikë dhe përfaqësues të kompanive tregtare. Ministri i punëve të jashtme të Iranit në këtë turne afrikan, shoqërohet nga një delegacion i lartë politik dhe ekonomik i Iranit. Turneu i ministrit të punëve të jashtme të Iranit në katër vendet e Afrikës perëndimore do të zgjasë deri të premten më 29 korrik.